EGJIPT- Ish presidenti i Egjiptit, Mohammed Morsi është dërguar me helikopter, në një gjykatë në Cairo për t’u gjykuar mbi arratisjen e tij nga burgu në vitin 2011.
Forca të shumta sigurie ishin të pranishme në Akademinë e Policisë në Cairo, ku ish-presidenti do të dalë para gjyqit.
Ai akuzohet se ka organizuar një arratisje në masë nga burgu Wadi al-Natrun gjatë kryengritjes së vitit 2011.
Morsi, i cili është dhe presidenti i parë që zgjidhet nga populli u largua me forcë nga pushteti në korrik të vitit 2013 nga forcat e ushtrisë, pas protestave të shumta kundër sundimit të tij.
Sipas raportimeve, Morsi-t do t’i lejohet të flasë vetëm pasi të ngrejë dorën. Kur u paraqit për herë të parë në gjyq, ai refuzoi të njohë legjitimitetin e gjykatës dhe të vishte unifomën e burgut.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com