Morën gjysmën e tokës te Spitali i Traumës me letra false, arrestohen pronarët fiktivë dhe ndërtuesi

Dy pronarë fiktivë që 12 vite më parë morën me letra false gjysmën e Spitalit të Traumës prej 25 mijë m2, u vunë në pranga nga Policia, së bashku me ndërtuesin Dritan Llanaj.

Arrestimi i Kadri Pazarit, Arben Cacit dhe Dritan Llanajt u bë me urdhër të prokurorit Ervin Karanxha i cili ka zbuluar gjatë hetimit edhe falsifikimin e letrave të pronësisë.

Sipas hetimeve, nga Pazari e Caci që morën tokën tek Spitali i Tarumës me letra fale, toka i është kaluar në vitin 2010 ndërtuesit Dritan Llanaj, i cili është shprehur se e ka blerë tek dy pronarët pa pasur dijeni për falsifikimin.

Në këtë pronë në perimetrin e Spitalit, Dritan Llanaj kishte planifikuar një ndërtim për të cilin tashmë është vendosur pezullimi. Por teksa projekti është pezulluar, Llanaj kishte lidhur kontrata shit-blerje me qytetarët për ndërtimet që do bëheshin në zonën e 25 mijë m2 të falsifikuara tek ish Spitali Ushtarak

Dritan Llanaj njihet si ndërtues që ka pasur probleme me ligjin edhe më herët në raport me mashtrimin e qytetarëve dhe pronat. Por ai ka fituar lirinë

 

Dritan Llanaj

Historia e falsifikimit

Një histori falsifikimi e nisur 12 vite më parë ka tjetërsuar pronësinë për gjysmën e Spitalit të Traumës në 25 mijë m2.

Prokuroria e Tiranës e cila ka nisur një hetim ka zbuluar se dy pronarë fiktiv Arben Caci dhe Kadri Pazari kanë tjetërsuar pronën duke pasur një vendim për kthim-kompensim prone.

Këtë vendim ata e kanë pasur prej vitit 2000, por në vitin 2007 ata kanë hequr fjalinë "të drejtën e parablerjes" me kushtin nëse do të privatizohej spitali asokohe ish ushtarak.

Trualli i përfituar me dokumente të falsifikuara në vitin 2007, tre vite më vonë, në 2010-ën, i ka kaluar ndërtuesit Dritan Llanaj, i cili pronarëve u ka dhënë në këmbim vetëm me 600 m2 në Yzberisht të Tiranës.

E pikërisht për këtë dokument zyrtar në pranga kanë rënë Caci, Pazari dhe Dritan Llanaj një ndërtues i njohur për precedentët e tij penal në lidhje me mashtrimin me pronat.

Trualli i përfituar me dokumente të falsifikuara në vitin 2007, tre vite më vonë, në 2010-ën, i ka kaluar ndërtuesit Dritan Llanaj, i cili pronarëve u ka dhënë në këmbim vetëm me 600 m2 në Yzberisht të Tiranës.

Hetimet e akuzës janë shtrirë edhe në zyrat shtetërore, ku rezulton se dokumentet e përfitimit të tokës me falsifikime kanë përfshirë dhe punonjës së Kthim Kompensimit, Hipotekave dhe zyrave noteriale.

Pritet që ditën e hënë në Prokurorinë e Tiranës të thirren një sërë zyrtarësh të cilët kanë firmosur ndër vite për këtë procedurë të tjetërsimit të pronës së spitalit më të rëndësishëm në vend.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Naimja sadetja: 04/05/2019 17:03

    E njëjta gje eshte dhe me pronën që lf construction ka blere ne sauk me dokumenta fallco të vertetuara nga prokuroria dhe gjykata dhe të inaguruar nga sali berisha ne 2007,ja kane marre pronarëve pronën me falsifikim,l

    Përgjigju
  • Ujku: 04/05/2019 16:05

    Fotoja nuk eshte e atij ndertuesi kriminel. Ai eshte nje ordiner nga fshati Mesaplik, i Vlores. I ka bere prangat si ti kishte unaza por prokurori ordiner e pushon ceshtjen dhe e liron. Uroj te denohet kete here

    Përgjigju
  • Berti: 04/05/2019 14:45

    Po e ka marre ne dore Ervin Karanxha me fytyren si orangotang dhe totalisht i paafte, keta brenda jsves do dalin nga burgu. Ky prokuror legen cfare beri me hetimin e permbytjes tek City Park? Kemi dale me not nga makina. Ky prokuror ndyresire denou vetem me dy vite burg kosovarin qe vrau kemgetaren Emmy. Ky prokuror ndyresire sajoi akuzen per koleksionistin Gjergji Thimio dhe denoi 7 vite. Ky prokuror i sherben vetem akuzave ku prishen pazaret e shtetit. Vetingu duhet ta qerroje.

    Përgjigju
    • Fusha shpk: 04/05/2019 17:57

      Porokuror ma kokcepsh me zile nga me legenat

  • $$$$$$: 04/05/2019 14:05

    Sa popull i trash qe jemi nuk e kupton akoma qe 40 % e ndertimit e ka erjon veliaj edhe lejen prandaj e dha per te marr ndertesen .. fatkeqesi per popullin qe se kupton akoma kush eshte erjon veliaj.

    Përgjigju
    • €€€€€€: 04/05/2019 17:26

      Po i kishte skaduar leja ketij edhe roni bibironi ja freskoi lejen se kishte 40 % e nderteses.. e more vesh o kok presh.

    • &&&&&&: 04/05/2019 16:05

      Drejtesia e sateme qe e shkaterruat shqiperin maskarenj

    • Drejtesia: 04/05/2019 14:46

      A e lexoce ne cfare viti ka marre leje ky tipi? Ca lidhje ka erion velia apo skishee cte beje ti edhe shkruaj pa llogjike

  • toni: 04/05/2019 13:47

    kush e di ku eshte prish pazari se ska mundesi. ky vend mbeti han pa porta fare

    Përgjigju
  • Qatipi: 04/05/2019 12:36

    Kush ia ka dhon garancit ktyne me falsifiku ne mes tirones a trego dot kush?

    Përgjigju
  • What a bunch of poofters: 04/05/2019 12:22

    Hajde se del pa lagur ky shoku prape. Tek doli ai tjeteri qe i zberthyhen telefonin ne Israel, qe sic thane kishte xhevaire brenda (lidhje me qeverine). jo ky qe ska bere gje fare, thjesht ka ndertuar pa leje ,ku eshte e keqja ketu. Shqiperi te befsha kaken, bashke me halabakrine, dhe qenerine, qe rrone dhe mbreterojne aty.

    Përgjigju
    • NENA: 04/05/2019 12:49

      rrisku i femijeve tane te linden ne kte vend e ska tjeter

  • Riflo: 04/05/2019 11:50

    Te perndiqen dhe punonjesit e ZRPP, se pa ato ska si te behej falsifikimi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Tentuan të vrisnin Inez Hajrrullën dhe Ervis Matodashajn, SPAK kërkon 11 vite burg për Leonard Luzin dhe Muharrem Koroveshin

Tentuan të vrisnin Inez Hajrrullën dhe Ervis Matodashajn, SPAK kërkon 11 vite burg për Leonard Luzin dhe Muharrem Koroveshin