Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar pas dështimit të Kosovës për të qenë pjesë e Interpolit se diplomacia serbe, pavarësisht suksesit të korrur, nuk duhet të ndihet euforike. Sipas medias kosovare "Indeksonline", Vuçiç është shprehur se Serbia ishte në dijeni të mos anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

Presidenti serb ka thënë më tej se ka qenë pikërisht rezultati i parë i votimit, me 76 vota kundër dhe 20 abstenime, që ka treguar se Kosova nuk ishte as afër 2/3 të votave.

Aleksandër Vuçiç ka falënderuar të gjitha vendet që ndihmuan Serbinë në këtë proces, ndërsa ka shtuar se puna për zhvillimin e marrëdhënieve të mira është duke progresuar. Sipas tij, Beogradi do të vazhdojë të këmbëngulë për një kompromis me Prishtinën, sa i takon trajtimit të tarifave të kësaj të fundit ndaj produkteve serbe.