Kreu i PD-së, Lulzim Basha vijon me fushatën elektorale, ndërsa ishte i pranishëm pasditen e sotme në njësinë nr.10 në Tiranë, ku zhvilloi takime me qytetarë dhe biznese.
Ndërkohë, një qytetar i bëri kërkesë që të mos bënte koalicion me LSI-në, pasi, sipas tij, ata e kanë sharë kur ishin në koalicion me PS-në.
Basha iu përgjigj duke i thënë që ta mbante mendjen te familja e tij dhe që të votonte PD-në më 25 prill.
Biseda:
Qytetari: Mos bëni koalicion me LSI se ju ka sharë shumë keq kur ishte me PS
Basha: Mbaje mendjen te familja jote dhe te prindërit e tu dhe voto numrin 9 më 25 prill
Qytetari: Atë e di unë, e jap me gjithë zemër
Lajmi kryesor:
Basha: 25 prilli, dita për t’u ndarë nga vargonjtë e administratës së korruptuar! Do rimbursojmë familjet që marrin borxh për t’u kuruar nga COVID









