'Mos bëni shantazh' Sterkaj përplaset me demokratët te Siguria: Deri në 2034 s’vini në pushtet ju

'Mos bëni shantazh' Sterkaj përplaset me demokratët te Siguria: Deri në 2034 s’vini në pushtet ju

1727094068_1727086793komisioniisigurise.jpg

Me debate është shoqëruar mbledhja e sotme e Komisionit të Sigurisë, ku ministri i Brendshëm Ervin Hoxha u përgjigjet pyetjeve të deputetëve lidhur me rendin dhe sigurinë në vend.

Në një moment anëtari socialist Paulin Sterkaj iu drejtua kolegëve demokratë duke i thënë që të mos i bëjnë presion ministrit por ta lenë të flasë.

“E di që deri në 2034 nuk do vini në pushtet dhe e keni lodhje të gjatë dhe mundim të gjatë por, ministri sa ka ardh në detyrë, e kemi thirr për ta pyetur, ne e kemi thirrur për t’i bërë presione dhe shantazhe, e falënderojmë që ka ardh po t’i lemë një shans dhe mos i bëjmë presione kaq të mëdha që mos na shohë si gogolë. Po ta hekë atë maskën, edhe ky di të bëjë presion”, tha ai.


Lajmi kryesor:

‘S'jam i kënaqur me Policinë e Shtetit’/ Hoxha jep shpjegime te Siguria: Atentati në Memaliaj alarm për policinë! Ministri, opozitës: Tentuat ta manipulonit vrasjen e Progës


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Historia e kremtimit të Krishtlindjeve

Historia e kremtimit të Krishtlindjeve