Në Luginën e Valbonës prej disa ditësh kanë nisur punimet për ndërtimin e hidrocentraleve.
 
Pavarësisht se është park kombëtar dhe i mbrojtur me ligj, qeveria Berisha në ditët e fundit të pushtetit dha lejet për ndërtimin e 11 HEC-eve.
 
Jehona e shkatërrimit të Parkut Kombëtar të Valbonës është pritur keq nga turistët, banorët e zonës, artistë të ndryshëm dhe nga të gjithë shqiptarët që e duan natyrën e Shqipërinë.
 
Një peticion i publikuar në gjuhën angleze në mënyrë që jo vetëm shqiptarët të votojnë, është një nga format si mund të jepni ndihmën tuaj që HEC-et të mos ndërtohen.
 
“Mbroni mrekullinë e Alpeve shqiptare, Parkun ndërkombëtar të Valbonës”, është emri i peticionit që do mund të nënshkruani duke klikuar në linkun e mëposhtëm.

Votoni peticionin kundër ndërtimit të HEC-eve në Valbonë

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com