TIRANE-378 shoferë kanë kryer testin e alkoolit mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Policia rrugore ka kontrolluar me aparat drager, nëse drejtuesit e makinave kanë qenë të dehur. Një 44 vjeçar me inicialet F.V është arrestuar pasi rezultoi i dehur në masën 0.74 mg/l, ndërkohë që edhe një shofer tjetër është ndaluar pasi ishte I dehur me 0.67 mg/l.
Gjithashtu Policia rrugore ka pezulluar 12 leje drejtimi për shoferët që kishin konsumuar alkool në masën 0.24-0.49 mg/l. Mes drejtuesve të makinave, ka qenë edhe një shofer që ka tentuar ti shmanget testit të alkoolit duke mos i fryrë aparatit për aq kohë sa duhej. “Mos e ndërprit o burrë, merr frymë thellë” ka reaguar polici. Gjithsesi polici ka arritur ti bëjë testin, ku ka rezultuar i dehur në masën 0.49 mg/l. Kontrollet e Policisë rrugore do të vijojnë edhe mesnatën e së shtunës dhe mëngjesin e së dielës.