‘Mos e sill Meghan Marke në Balmoral’, zbulohet telefonata kur mbreti Charles III i dha lajmin Harry-it për vdekjen e mbretëreshës

‘Mos e sill Meghan Marke në Balmoral’, zbulohet telefonata kur mbreti Charles III i dha lajmin Harry-it për vdekjen e mbretëreshës

BRITANI- Mbreti Charles i ka thënë Princit Harry  që të mos e sillte gruan e tij, Meghan Markle në Kalanë Balmoral, ku qëndron trupi i pajetë i mbretëreshës Elizabeth.

Mes tragjedisë personale familjare, kur Mbretëresha mbylli sytë përgjithmonë në moshën 96-vjeçare, në familje mbretërore po luhet një tjetër dramë e që protagonist kanë Dukën dhe Dukeshën e Sussex. Sipas The Sun , Princi Harry ishte në Frogmore Cottage kur mori një telefonatë nga babai i tij duke i kërkuar që të mos sillte Meghan. “Charles i tha Harrit se nuk ishte e drejtë apo e përshtatshme që Meghan të ishte në Balmoral në një kohë kaq të trishtuar”, tha një burim për gazetën. “Iu vu në dukje se Kate nuk do të shkonte pasi të pranishëm do ishin vetëm familja e afërt”, shton burimi.

Charles e bëri shumë të qartë se Meghan nuk do të ishte e mirëpritur. Vetëm dy fëmijët më të mëdhenj të monarkut të moshuar, Charles dhe Anne, ishin të pranishëm kur mbretëresha ndërroi jetë.

Fëmijët e saj të tjerë, Andreë dhe Edëard, erdhën më pas në një aeroplan me princin Ëilliam, i cili tani është i pari në radhën e fronit. Eduardi shoqërohej nga gruaja e tij, Sophie, me këtë të fundit që është ishte shumë e pëlqyer nga Mbretëresha, pasi e shihte atë si një vajzë të dytë dhe ka të ngjarë të ketë qenë atje me kërkesën e saj. Edhe pse shumica kanë supozuar se Kate nuk mori pjesë sepse ishte dita e parë e fëmijëve të saj në shkollë, gjë që është pjesërisht e vërtetë, ajo instinktivisht e dinte se ky ishte një rast për familjen e gjakut të Mbretëreshës.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainës/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy

Lufta në Ukrainës/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy