“Mos fol” më thanë edhe 8 vjet më parë.
“Mos fol se ne do mbajmë zi”!
“Mos bej politikë me aksidentin se kështu qe e shkruar nga Zoti, nuk kishte faj kush”! Në këtë vend, faj ka veç Zoti domethënë.
“Mos fol se po përfiton nga tragjedia”
Po mirë! Ja nuk fola, jeni më të sigurt tani?
Pas 8 vitesh nuk ka ndryshuar asgjë, veç faktit se në Himarë humben jetën më pak njerëz.
Shkurt, “mos fol se do të përsëritet”!-ky është mesazhi.
I referohem vitit 2004! Atë vit ne pushtet ishte një qeveri socialiste, e drejtuar nga Fatos Nano. Po atë vit ndodhi aksidenti i tmerrshëm në Fushe Arrëz ku viktima ishin femijë të shkollës së Malishevës.
“Mos fol” më thanë edhe atëherë, tamam kur kërkova të merrej e të mbahej përgjegjësi për ngjarjen nga ministri i Transportit!
“Mos fol” më thanë edhe kur kërkova ndërmarrjen e një nisme për ngritjen e një njësie të specializuar, me buxhet më vete e mjete të domosdoshme vetëm për të përballuar situata të tilla tragjike, emergjente.
Ja ku jemi, 8 vite më pas është njësoj. Asgjë nuk ka ndryshuar veç faktit që jane shtuar, shumëfishuar aksidentet dhe jetët e humbura!!
Po mirë, çfare është politikani, numërues viktimash? Apo aktor në ceremonitë mortore? Apo fajtori që e fsheh përgjegjësinë pas nderit në mort?
Jo! POLITIKANI ESHTE PERGJEGJESI!
Ndaj unë e refuzoj teatrin e djeshëm! Si qytetar po e po! Si babai i një vajze edhe më fort! Si politikan po aq!
8 vjet, prej 2004-tës janë shumë e mjaft për të ndryshuar. Njerëzit duhen respektuar në të gjallë. Siguria e jetës së tyre është përgjegjësia e marrë prej politikbërësit, por më shumë prej administratorit ekzekutiv në qeveri.
Njerëz! Lotët, “kthimi urgjent”, ceremonialet, hipja e dhunshme në helikopter prej udhëheqësve, lekët e varrimit etj, janë teatri politik. Asnjë element i teatrit nuk e bën këtë vend më të sigurt për secilin prej nesh, nuk e zhbën rrezikun anekënd vendit po për secilin prej nesh!
Ndaj nuk duhet heshtur, ndaj duhet folur! Për të ndryshuar!
Një here të vetme ta bëjmë këtë, tani, për të dëshmuar se ne “zëmë mend”, por mbi të gjitha për të shpëtuar jetë!
Kjo është politike e dobishme, kjo vlen, kjo nuk është teatrale.
- Të vendosen standarde në ndërtimin e rrugëve. Standarde që nuk i bëjnë ato vetëm më të shpejta, por cilësisht të sigurta. Prej projektimit, më pas në ndërtim e në fund në përdorim.
(Ai segment në Himarë është projektuar gabim, brenda gjoja mendësisë së kursimit të parave. Më shumë brenda një skeme korruptive të monopolizimit klientelist edhe në projektimin e rrugëve. Pikerisht prej këtej, rruga atje ka një pjerrësi deri në 20%, është ndërtuar me asfalt aspak abraziv, nuk e kontrollon shpejtësinë në dishezë, nuk e lehtëson sistemin e frenimit-nuk e bën efikas në pak metra, nuk të mbron në rast rreziku me një “mur” vetëm 20 centimetra).
- Të vendosen standarde në përdorimin e rrugës. Po, po e them me plot gojën, rrugën nuk mund ta përdorë kushdo. Nuk mund të qarkullojë në një rrugë me pjerrësi 20% një autobus me 50 vetë! Harrojeni, nuk lejohet kërkund! Është e rr-e-z-i-k-sh-m-e! Për njerëzit që kanë nevojë të qarkullojnë. Mbrojnë jetën e tyre. Po këtu përse ndodh?
- Të vendosen standarde në shërbimin publik interurban. Me autobusë të rinj e të kontrolluar realisht, në mënyrë të shpeshtë dhe të planifikuar. Mbi te gjitha shoferë të licencuar krejt ndryshe për këtë shërbim, me moshë të limituar, shëndet të kontrolluar, madje kontroll shëndetësor të planifikuar. Fola për autobusët, imagjinoni, këtë shërbim transporti e ofrojnë dhe minibus (fugonë quhen) të cilët i ngasin deri fëmijë.
- Të vendosen standarde në shërbimin publik të ndihmës së shpejtë. Mënyra se si ofrohet kjo ndihmë, dhe kush e ofron, të shpëton ose të merr jetën. Kaq e rëndësishme është. Ndaj duhen standarde. Një njësi speciale e kompletuar në gjithçka, mjete dhe burime njerëzore të specializuara. Buxhet me vete. Vetëm për këtë shërbim, vetëm për këta njerëz, të aksidentuar.
(Në Himare duhen falenderuar të gjithë, qytetarë zemërmirë që u gjenden e ndihmuan, mjekë heroike. Por nuk është ky shërbimi. Ata njerëz u ndodhen atje, një pjese shkuan, bënë gjithçka që munden, shpëtuan jetë, por ata nuk ishin mjekë, pra askush prej tyre nuk mund të dallonte shkallen e dëmtimit të secilit të aksidentuar. Duhen njerëz të specializuar që e bëjnë këtë shërbim, që ofrojnë ndihmën e shpejtë, bëjnë transportin profesional. U transportuan me krahë njerëz që kishin politrauma; ç’të them, kjo ishte mundësia e vetme. Në Himarë nuk kish qendër traume, madje kot thoshin “Spitali i Himarës”. Në Himarë nuk ka spital, por qendër shëndetësore. Mjeku atje ka bërë heroizëm në ato kushte, por kjo sërish nuk mjafton. E dini që e vetmja qendër traume është në Spitalin Ushtarak në Tiranë? Pra kudo që të ndodhe aksidenti, në çdo cep të këtij vendi, në Tiranë duhet që t‘i sjellin të aksidentuarit rëndë!!! Nga Himara në Tiranë i transportuan pa tubat e frymëmarrjes, pa qafore e mjete të tjera mbrojtëse. Nuk kishte. Madje nga helikopteri i zbrisnin me duar, pa barele! Kuptoni?! Madje, madje, në të vetmin helikopter ndihme, hipnin dhe politikanët që duhej të dukeshin sikur ndihmonin, thjesht pengonin. Kjo duhet të marrë fund).
PS: Që të mos harroj: Sikur mos të kisha shkruar këtu e mos kisha folur në publik, pardje, dje, sot, nuk do të kishte Spital Ushtarak-qender traume. Për qellime korruptive Spitali Ushtarak do të zhvendosej në Zall Herr! E dini ku bie?
Ndaj mos të guxojë njeri të më thotë “mos fol”
/Shqiptarja.com