Mos i bëni kurrë këto gabime në grim, ju tregojnë më të vjetër

Mos i bëni kurrë këto gabime në grim, ju tregojnë më të vjetër

Foto Ilustruese

gjithmonë përpiqemi të dukemi më të reja dhe më të freskëta përsa i përket paraqitjes së jashtme, por edhe pa dashur bëjmë gabime që na bëjmë të dukemi më të mëdha në moshë. Grimierët profesionistë kanë listuar 5 gjërat kryesore që duhet të kemi parasysh kur bëjmë make-upin.

1.Korrektori

Zgjidhni një tonalitet që është shumë më i hapur, sesa ai në pjesën tjetër të fytyrës. 

2.Mos vendosni buzëkuq metali

Kini parasysh se shkëlqyesi ju bën të dukeni më e madhe në moshë, prandaj evitoni të përdoroni në buzë tone metalike. Më mirë përdorni një ngjyrë mat dhe vendosni pak shkëlqyes në pjesën në mes të buzëve.

3.Konturimi

Mos u përqendroni vetëm në një pikë kur po konturoni mollëzat. Pasi të aplikoni pjesën e sipërme të faqes, përhapni tonin edhe në pjesë e poshtme dhe pak në hundë dhe në ballë.

4.Dritë-hijet në fytyrë

Janë të rëndësishme, por ato mund t’ju shtojnë vite në fytyrë nëse nëse keni maninë që të përdorni shtresa të rënda. Përpiquni që të vendosni një shtresë të hollë dhe më pas ta hapni atë me një furçë të butë.

5.Kini kujdes me qerpikët

Duke u përpjekur që t'i vini sa më shumë në dukje, do të bëni një lëmsh me qerpikët tuaj, duke i bërë të duken më të rënduar seç duhet. Mos vendosni shumë rimel. Qerpikët duke të jenë më volum, por të ndarë nga njëri-tjetri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)