Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha është shfaqur pa makeup në një nga postimet e saj të fundit në Instagram.
Por artistja gjithashtu ka dhënë edhe një mesazh për të gjithë kritikët.
Ajo tregon se rrathët e zinj poshtë syve i ka pasur gjithmonë dhe dikur i urrente por tani jo më.
“Nuk dua të dëgjoj ndonjë koment për rrathët e mi të errët. Kjo është diçka që gjithmonë kam pasur teksa rritesha dhe gjithnjë mendoja se ishin të shëmtuar, por tani mendoj se janë të këndshëm”, shkroi Bebe.
Komento