Mos i mësoni fëmijët tuaj të kenë frikë nga bota

Mos i mësoni fëmijët tuaj të kenë frikë nga bota

Foto ilustruese

Nëse jeni prind, frika juaj më e madhe në jetë ka të ngjarë se mos i ndodh diçka njërit prej fëmijëve tuaj. Sipas një sondazhi të vitit 2018 nga “OnePoll”, prindërit në SHBA shpenzojnë mesatarisht 37 orë në javë duke u shqetësuar për fëmijët e tyre. Dhe shqetësimi kryesor ka të bëjë me sigurinë e tyre gjatë rikthimit në shkollë. Ky shqetësim është logjik, nëse besoni se siguria është një themel që duhet vendosur, përpara se të merreni me probleme të tjera. Efektet e këtij ankthi në sjelljen moderne të prindërimit, mund të shihen fare qartë. Sipas një raporti të vitit 2015 nga Qendra Kërkimore Pju, prindërit thonë se fëmijët duhet të jenë të paktën 10 vjeç që të mund të luajnë pa mbikëqyrjen e tyre në oborrin e shtëpisë, 12 vjeç për të qëndruar vetëm në shtëpi për 1 orë, dhe 14 vjeç për të luajtur të pambikëqyrur në një park publik.

Kjo shfaqet edhe tek ajo që prindërit u mësojnë fëmijëve të tyre për botën. Gjatë një studimi të botuar në “Journal of Positive Psychology” në vitin 2021, psikologët Xheremi Klifton dhe Peter Meindëll, zbuluan se 53 për qind e të anketuarve preferonin të paralajmëronin fëmijët e tyre mbi shkaqet e “botës së rrezikshme” që i pret ata jashtë. Nuk ka asnjë dyshim, se këto besime burojnë nga qëllimet më të mira të prindërve. Nëse dëshironi që fëmijët tuaj të jenë të sigurt (dhe për pasojë të lumtur), atëherë duhet t’u mësoni atyre se bota është e rrezikshme. Në këtë mënyrë, ata do të jenë më vigjilentë dhe më të kujdesshëm.

Në fakt, t’u thuash këtë gjë është e dëmshme për shëndetin, lumturinë dhe suksesin e tyre. Pasi qasja se bota është kryesisht e pasigurt ose e rrezikshme, është ajo që disa psikologë e quajnë “besimi parësor mbi botën”. Klifton dhe Meindëll thonë se nëse një fëmijë nxitet tëbesojë se bota është e rrezikshme, kjo do të ndikojë shumë tek mënyra se si ai do t’i shohëshumë pjesë të tjera të jetës, marrëdhënieve dhe punës. Pra do të jetë më dyshues për motivet e njerëzve të tjerë. Për shembull do të ketë më pak gjasa të bëjë gjëra që mendon se mund ta rrezikojnë, si për shembull daljet mbrëmjeve me shoqërinë. Edhe pse shumica shpresojnë se paralajmërimi mbi rreziqet e botës, do t’i ndihmojë fëmijët provat tregojnë se kjo qasje shkakton pikërisht të kundërtën.

Në të njëjtin studim,Klifton dhe Meindëll tregojnë se njerëzit që kanë besime parësore negative mbi botën, janë më pak të shëndetshëm sesa bashkëmoshatarët e tyre, janë më shpesh të trishtuar, kanë më shumë gjasa të bien në depresion, dhe janë më pak të kënaqur me jetën e tyre. Po ashtu ata të mos pëlqejnë punët që bëjnë, dhe të kenë një rendiment më të dobët se kolegët e tyre që kanë një pikëpamje më pozitive mbi botën. Një shpjegim për këtë është se njerëzit në rrethana të këqija (varfëri, sëmundje etj.) kanë edhe rezultate të këqija, por dhe më shumë arsye për të frikësuar.

Por siç argumentojnë Klifton dhe Meindëll, besimet parësore mbi botën, mund të ndërveprojnë edhe me rezultatet që arrin dikush në jetë. Një njeri ka të ngjarë të vuajë shumë më tepër, kur është gjithmonë vigjilent ndaj rrezikut dhe në përpjekje për ta shmangur atë.

Mësimi i fëmijëve se bota është e rrezikshme, mund t’i bëjë ata më pak tolerantë ndaj të tjerëve. Për të hequr dorë nga ky model, prindërit – dhe cilido që ndërvepron me fëmijët – duhet të punojnë për të kultivuar tek ata ndjenjën e sigurisë. Dhe këtu mund t’iu ndihmojnë 3 këshilla.

1. Shëroni veten

Prindërit mund t’i ushqejnë fëmijët e tyre me pikëpamje negative mbi botën, pasi ata vetë kanë pikëpamje të tilla. Dhe kjo mund të ndodhë lehtësisht në një botë ku bombardohemi çdo ditë me lajme dhe informacione, të cilat studimet i kanë lidhur me shqetësimin, ankthin dhe depresionin.

Dhe hulumtimet tregojnë se shumë prindër ua përcjellin ankthin fëmijëve të tyre. Një nga mënyrat për të zbutur frikën tonë, është thjesht të shohim faktet. Siç shprehet gazetari Kristofer Ingraham, të qenit fëmijë në Amerikë nuk ka qenë kurrë më i sigurt se sot.

Që nga viti 1935, numri i vdekjeve të fëmijëve midis moshës 1–4 vjeç ka rënë nga 450 në 30 për 100.000 banorë aktualisht. Ai është përgjysmuar që nga viti 1990, dhe rëniet tek grupmoshat e tjera janë po aq mbresëlënëse. Përdoreni këtë njohuri për të kundërshtuar fokusin e pamëshirshëm të medias mbi frikën dhe rrezikun.

2. Jini specifik dhe proporcionalë

Të rriturit duan që t’u mësojnë të rinjve se si të jenë të sigurt përballë kërcënimeve. Por studimet tregojnë se një qasje plot frikë ndaj botës, mund t’i bëjë ata më pak të aftë për ta bërë atë. Nëse dëshironi ta paralajmëroni fëmijën për ta përgatitur atë më mirë për jetën, përqendrohuni tek një rrezik specifik me të cilin mund të përballet, dhe si ta trajtoni atë.

Në vend se t’i thoni “Kujdes, njerëzit do të përpiqen të përfitojnë nga ty kur të jesh nëgjimnaz”, thojini “Nëse dikush përpiqet të të joshë të pish shumë alkool, atëherë shmangeni atë person”. Kur duhet t’i flisni fëmijës për një kërcënim, sigurohuni që ta ruani proporcionalitetin.

Për shembull, unë nuk dua që dikush të sillet keq me fëmijët e mi më shumë sesa një prind tjetër. Ata e dinë këtë. Por nuk më ndihmon të them se fjalët armiqësore i bëjnë ata të pasigurt. Konflikti social është diçka e pashmangshme. Ndaj t’i frikësosh fëmijët me të si një kërcënim ekzistencial, do të thotë t’u japësh atyre një besim parësor negativ, duke i bërë ata më pak rezistentë ndaj sfidave.

3. Kundërveproni nga jashtë ndaj pikëpamjeve të errëta mbi botën

Gati çdo ditë që vajza ime ishte në shkollën e mesme, mësuesit i mësonin se bota është e rrezikshme. Pra i flisnin mbi njerëzit e këqij, forcat e rrezikshme në natyrë, dhe mbi një të ardhme të zymtë që e priste SHBA-në. Ajo na i tregonte çdo mbrëmje kur hanim darkë tëgjitha këto gjëra, dhe unë vëreja me shqetësim pesimizmin e saj në rritje. Ndaj bashkë me gruan, nisëm që t’i kundërvihemi qëllimisht narrativës së frikshme. Nuk i hodhëm poshtë kërcënimet. Por u përpoqëm të ishim më specifikë në lidhje me sjelljet e mira që shihnim dhe mënyrat se si sot bota është më e sigurt dhe më e begatë sesa dikur.

Të punosh shumë për të shmangur induktimin e frikës tek fëmijët është diçka pozitive. Por ne të gjithë duhet të jemi në gjendje të bëjmë më mirë se sa kaq, dhe të përpiqemi të kultivojmë një besim parësor pozitiv që mund të përmirësojë vërtet jetën e tyre. Për këtë i unë i drejtohem shpesh fjalëve të filozofit kinez Lao Tzu. “Nëpërmjet dashurisë, njeriu nuk ka frikë nga bota”–shkroi ai në Tao Te Ching . Pra në vend se t’u mësojmë fëmijëve tanë frikëra të tilla, le t’u mësojmë atyre dashurinë, që e neutralizon frikën dhe qëkrijon diçka të mirë në vend të saj. Ndaj thojini atyre se njerëzit janë krijuar për dashuri, se ne të gjithë e dëshirojmë atë, dhe se mund të gjejmë diçka të dashur gati tek të gjithë ata që takojmë. / “The Atlantic” – Bota.al

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?