Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Klement Zguri dhe nënkryetari Denar Biba kanë rindezur edhe njëherë rivalitetin mes tyre gjatë vendimmarrjes lidhur për mandatimin e Alban Zenelit në Kukës dhe Ligoraq Karamelos në Korçë.
Zguri- E firmos, vjen në tavolinë dhe thua krejt të kundërtën
Biba- Shiko, pse nuk thua faleminderit që të dhamë mundësinë të votosh ashtu siç dëshiron të votosh
Zguri- E di që ju dhe t'i lidhni duart që të mos votosh fare. Ju e keni dhe këtë natyrë. Pikë e zezë të shkulësh flokët
Biba- Vazhdon të mbetesh banal në gjithë këtë historin
Zguri- Sado të luftoj, unë ty nuk të arrij dot.
Ditën e djeshme në KQZ Denar Biba mbajti diskutime të gjata se zëvendësimet e deputetëve duhet të bëheshin nga fillimi i listës dhe pastaj të vijonin me vakancat në vend të dytë, të tretë apo me radhë. Ky propozim të hënën u kundërshtua nga Klement Zguri.
Sot, teksa bëheshin zëvendësimet e qarkut të Korçës, Denar Biba propozoi që edhe pse nuk ishte plotësuar vakanca e parë, ajo e Valentina Dukës, të vijohej pa ndonjë problem me plotësimin e vakancës së dytë të Ervin Salianjit.
Zguri ndërhyri, duke thënë se Biba po kërkonte sot të bëhej ajo që dje kundërshtoi fort, çka ndezi debatet mes kryetarit dhe nënkryetarit të KQZ-së.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
67.8%
-
Jo
28.7%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 87
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Takimi i Ramës me punonjësit e bashkisë në 'Skënderbej'/ Celibashi rrëzon ankimimin e PD-së: S'u shkel Kodi Zgjedhor
28 Mars, 14:39
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ letër policisë për të marrë në ruajte Pallatin e Sportit 'Feti Borova', ku do numërohet vota e diasporës
28 Mars, 09:38
-
Zgjedhjet/ Vota i jepet personalisht emigrantit, postieri i shkon deri në 3 herë te dera! E merr zarfin vetëm me kartë identifikimi
28 Mars, 08:31
-
Zgjedhjet e 11 majit/ 40 euro për një votë, 10 milionë euro për postën e diasporës, KQZ fton 5 kompani të huaja
27 Mars, 14:26
-
Kuota gjinore, ‘avantazhi’ i grave në listat e hapura! 1 në 3 fitues do jetë grua, edhe nëse votohet më pak se burrat
26 Mars, 19:32
-
Berisha kërkon ndihmë nga KQZ dhe Policia kundër Bashës: Të heqë logot dhe simbolet e PD nga zyrat me qira, po na dëmton (DOKUMENTI)
26 Mars, 16:45
-
'Vjen' LaCivita, Jenisheri largohet nga koalicioni i Sali Berishës
26 Mars, 14:42
-
'Sëmuren' kandidatët e partive të vogla, 7 japin dorëheqjen në KQZ! Mësuesi i Shehajt dorëzon kërkesën plot me gabime drejtshkrimore
26 Mars, 14:33
-
Partitë 'i betohen' KQZ-së për një fushatë etike! PD: Rama përdor gjuhë denigruese, kush e ndal? Socialisti Gogu: Mos ngatërroni ironinë dhe sarkazmën
25 Mars, 20:26
-
Zgjedhjet/ Rama mesazh me simbiologji, ‘magji’ dhe ‘lexim të fatit’: E ardhmja e Shqipërisë në BE ndodhet në dorën tuaj!
24 Mars, 15:43
-
Zgjedhjet/ Emra nga lista e Lapajt, Doshit, Qorit dhe Shehajt, KQZ dërgon për verifikim në Prokurori 16 kandidatë për deputetë
24 Mars, 12:41
-
Zgjedhjet/ Kompania sllovene do prodhojë 245 808 fletë votimi për diasporën, 'fluturojnë' në 85 shtete të botës! Grumbullohet e numërohet në Parkun Olimpik (VIDEO)
24 Mars, 11:48