‘Mos ka ndodhur gjë’, ironizon Braçe; I.M ende s’ka kërcënuar dhe S.B ende s’ka sharë! Vetëm Fedezi laskuriq qarkullon sot

‘Mos ka ndodhur gjë’, ironizon Braçe; I.M ende s’ka kërcënuar dhe S.B ende s’ka sharë! Vetëm Fedezi laskuriq qarkullon sot

Deputeti Erion Braçe

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka ironizuar nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale dy kundërshtarët e tij politikë, Sali Berishën dhe Ilir Metën, për deklaratat e tyre publike gjatë ditëve të fundit.

Teksa opozita po mobilizohet për atë që e quan si revolucion në shtator, dhe me zhvillimet e fundit nga SPAK që po heton Metën, deklaratat publike të dy krerëve të partive opozitare kanë qenë të shpeshta dhe me gjuhë të ashpër.

Por Braçe shpreh në rrjetet sociale “shqetësimin” për qetësinë që ka rënë ditën e sotme.

“Ç’është kjo ditë koti; Ende nuk ka kërcënuar I.M, ende nuk ka sharë S.B! Mos ka ndodhur gjë se veç video nga FEDEZ laskuriq ka në qarkullim”, shkruan Braçe.

Postimi i Erion Braçes

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 28/08/2022 14:17

    Po pra! Sakte. Ore as E.R apo E.V nuk kane pjerdhur duke folur fare. Cte kete bere vaki?

    Përgjigju
  • lali: 28/08/2022 12:41

    o xhaxhi erjon interesohu njehere per analizat e grurit qe erdhi nga ukraina se ti merr pak vesh nga dritherat dhe mos u merr me pensionista. pacim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë