'Mos ma prek plazhin', banorët e Sarandës sërish në protestë për zgjerimin e shëtitores, inxhinieri: Rëra nuk preket (VIDEO)

Një grup qytetarësh të cilët kundërshtojnë punimet për zgjerimin e shëtitores në plazhin e Centralit në Sarandë kanë protestuar sërish ditën e sotme, përpara bashkisë. Ata janë shprehur kundër hedhjes së zhavorit dhe inerteve në rërën e plazhit që do ti shërbejë kompanisë si kantier ndërtimi i punimeve që do të bëhen në bulevard. Protestuesit kanë kërkuar të takohen me kryebashkiakun e Gjirokastrws , Ardian Gurma për t'i sqaruar se nuk do të preket plazhi historik i sarandiotëve.

"Do të donim të zgjatej bulevardi. Në këtë kohë por të mos prishim ato gjëra që ne i kemi. Bekime që i kemi nga natyra nuk duhet t'i humbasim. duhet përmirësuar ky qytet. Ato që janë pronë monumente dhe traditë që vijnë nga e shkuara duhet të ruhen." tha një banor.

Gazetari i Report Tv, Limos Disdani shpjegon se qytetarët janë pritur për takim vetëm nga inxhinieri  i firmës kontraktore i cili u ka shpjeguar projektin disa prej tyre. Protestuesit sërish nuk kanë rënë dakord me projektin i cili sipas tyre do të paralizojë plazhin e Centralit për disa muaj.

"Jam me shqetësimin tuaj. Atë merak kishit edhe ju, plazhin e Centrales. Por plazhi nuk preket, hiqet 'hunda' por nuk preket. Vija blu shpjegon gjurmën e re të projektit, ajo me pika është plazhi ekzistues që nuk do të preket. Pjesa nga cepi dhe pjesa tjetër për nga Vaso Gjoni, do të montohen ca objekte që ndërthuren dhe krijojnë shkallë që do të shkojnë deri në det por vetëm muri, jo plazhi me rërë. Pra rëra e plazhit nuk preket." ka deklaruar inxhinieri përfaqësues i firmës që po merret me zbatimin e projektit për zgjatjen e bulevardit të Sarandës. 

Ndërkohë pritet që të ketë edhe një takim tjetër që të bëhet dakordësimi i banorëve dhe zbatuesit të këtij projekti. Firma ndërtuese ka mbushur me inerte pjesën e plazhit që do të bëjë punimet, pikërisht kjo ka ngjallur edhe reagime të shumta nga banorët, që theksojnë se kjo do të shkatërronte plazhin

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK me 19 urdhër arreste, masë sigurie për Suel Çelën dhe vëllain e tij

Operacioni i SPAK me 19 urdhër arreste, masë sigurie për Suel Çelën dhe vëllain e tij