Mos mendoni se hesapet me Serbinë kanë mbaruar!

Mos mendoni se hesapet me Serbinë kanë mbaruar!

Rruga e bllokuar në veri të Kosovës në Jarinjë

Shqiptarët e sidomos ato të Kosovës, nuk kanë kërkuar asgjë më shumë sesa popujt e tjerë të ish Jugosllavisë, pas shpërbërjes së saj, të jenë të pavarur dhe të ndjekin rrugën e tyre të organizimit politik, shtetëror e social. Madje, shqiptarët e kanë kërkuar vazhdimisht këtë gjë edhe para formimit të ish Jugosllavisë dhe gjatë saj, sepse janë i vetmi popull që nuk është pyetur kurrë nëse donte të bëhej pjesë e Jugosllavisë e po ashtu qëndrimi i tyre nën Serbi ka qenë gjithmonë një akt pushtimi i fituar me truqe ndërkombëtare nga Serbia ose nga rrethanat gjeopolitike. Nëse Serbët e kroatët vendosen të themelonin mbretërinë serbo-kroate, shqiptarët u bënë pa konsensusin e këtyre të fundit pjesë e një shteti që nuk kishin asgjë të përbashkët e për më tepër as konsensusin e tyre me vullnetin e lirë. Pra, është fakt historik se shqiptarët e Kosovës kanë qenë gjithmonë të detyruar nën një pushtim të ishin pjesë e një realiteti që e kanë kundërshtuar me forcë vazhdimisht.

Megjithatë, edhe pse Serbia ka pranuar popujt e tjerë të Jugosllavisë me luftë të jetë të pavarur dhe t'i njoh si të tillë, këtë nuk e ka bërë me Kosovën edhe edhe kjo e fundit e fitoi pavarësinë falë luftës dhe rezistencës së armatosur! Ka pasur nga ata brenda Kosovës dhe po ashtu në Shqipëri që pas Shpalljes së Pavarësisë dhe njohjen e saj nga shtetet më të fuqishme të Perëndimit, filluan ta konsideronin një çështje të mbyllur ashtu si me republikat e tjera ish Jugosllave! Megjithatë, Serbia ndoqni strategjinë e presionit të vazhdueshëm duke shpresuar në faktorin kohë që rrethanat ndërkombëtare do të ndryshonin në favorin e tyre. Në fakt me kalimin e kohës Serbia e rikuperojë shumë pozicionin e saj ndërkombëtarë e kjo ka ndodhur për faktin se Perëndimi nga frika e afrimit të saj me Rusinë e ka toleruar edhe në ato përplasje që nuk duhet ta toleronin e për të cilën ndodhi edhe ndërhyrja e Natos në vitin 1999!

Ndoshta, nëse analizojmë me gjakftohtësi, Thaçi kishte të drejtë kur si zgjidhje të çështjes Kosovës përfshinte edhe çështjen e Preshevës e të Bujanocit! Nuk ka e nuk do të ketë zgjidhje përfundimtare pa pasur një zgjidhje përfundimtare të çështjes së shqiptarëve dhe serbëve në Ballkan. Problemi i serbëve dhe shqiptarëve është një problem shumë më madh se Kosova e kjo ka të bëj me pretendimet e vazhdueshme të serbëve ndaj territoreve etnike shqiptarëve që është përpjekur edhe me politika të dhunshme asimilimi t'i tjetërsojë, por rezultatet historik janë të tilla që Serbia ka dështuar në realizimet e saj. Është e njohur tashmë botërisht se shqiptarët nuk asimilohen as me dekada e as me shekuj e përkundrazi sa më shumë sulmohen e shtypen as më fortë bëhet për te ideja për të rezistuar e për të kërkuar me çdo kusht lirinë!

Nëse ka nga ata që menduan se me rastin e Kosovës hesapet me Serbinë kishin mbaruar, në fakt thjeshtë gaboheshin, sepse kjo e fundit jo vetëm nuk heq dorë, por ka aktualisht në shtetin e saj territore që historikisht nuk janë të saj siç janë Presheva dhe Bujanoci e disa territore të tjera.

Nuk mund të ketë paqe me Serbinë për sa kohë nuk ka zgjidhje të plotë e përfundimtare me të gjithë shqiptarët që ajo i ka asimiluar e po ashtu i ka shtypur për shekuj me radhë në kundërshtim me çdo konventë ndërkombëtare. Situata aktuale në Serbi nuk është aspak pozitive dhe mandje edhe mund të pershkallezohet. Heshtja dhe pasiviteti i Tiranës është i papranueshëm e mandje edhe thuajse i turpshëm! Kosova nuk është tokë djerrë e braktisur dhe aty serbët mund të bëjnë çfarë të duan! Po ashtu vendet e Natos nuk mund të vazhdojnë të jenë tolerant ndaj Serbinë me motivimin e vetëm që kjo të mos jetë pro Rusisë duke e futur këtë të fundit në zemrën e Europës! Serbia ka deklaruar qartë dy gjëra:
- Kosovën nuk e lëshon
- Rusinë nuk e braktis
Në këto rrethana, Perëndimi duhet të angazhohet të mbrojë ndërhyrjen e tij ne vitin'99 e po ashtu të mbrojë vendimet e tij për njohjen e Pavarësisë së Kosovës! Megjithatë, shpresoj ta kem gabim, por hesapet me Serbinë nuk janë larë e ndoshta opsionet për të ndodhur janë ato që nuk do t'i dëshironte as një popull në Ballkan!

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 11/12/2022 14:39

    Komplimente per shkrimin

    Përgjigju
  • Shkodrane: 11/12/2022 14:13

    Sa të jetë jeta me servët nuk bëhemi miq kurrë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë