Debati në Himarë/ Banori: Mos u bëj si Berisha, se je nip këtu. Rama: Mos e përmend, po na turpëron

HIMARE-Kryeministri Edi Rama deklaruar gjatë dëgjesës në kuadër të ‘Llogaridhënies’ se janë 11 milionë euro në dispozicion të atyre që do të shpalosin projektet për agroturizëm. Rama u shpreh se  turizmi është një sektor ku qeveria do investojë direkt, jo me kredi, por me para në dorë.

Në çmimin që mori sheshi ‘Skënderbej’ ishin dhe 25 finalistë me projektet e përzgjedhura, i Lungomares dhe i shëtitores së Himarës. Kjo gjë flet për impaktin që këto projekte kanë jo vetëm për komunitetin, por edhe për imazhin e vendit tonë. Kthesa në ekonomi dhe punësim ka nisur. Turizmi është motori kryesor i zhvillimit. Fshatrave të Jugut po u japim atë që u ka munguar, imazhin e bukur. 11 milionë euro në dispozicion për t’u investuar për projekte individuale, familjare apo në grup për agroturizmin.

Edi Rama

Gjatë dëgjesës pati edhe disa debate mes banorëve dhe Ramës, për pronat, punësimet dhe probleme të tjera që i shqetësojnë. Ndërsa nuk munguan edhe batutat me banorët, pasi kryeministri është nip në Vuno.

Debati me qytetarët në Himarë
Qytetarja: 
Nuk po na jepet e drejta për kullotat për kopenë në Vuno, vetëm ne jemi

Kryebashkiaku Goro: U kemi dhënë përgjigje, nuk keni bërë procedurat e duhura, e kemi parë me kujdes cdo gjë
Rama: Ai po të jep përgjigje, duhet ta dëgjosh. Po i shoh dokumentet, kjo nuk bëhet duke ndërprerë njeri tjetrin, na turpëron edhe Vunoin, na e nxjerr sikur është vendi i njerëzve me 39. Mos na nxirr namin e keq. Të lutem se po e tepron. Mos se do të thonë u zunë Vunjotësit me njëri tjetrin. Ca qengji urtë ti?! Ti paske edhe 300 të tjerë pas...Do të shikojmë mundësinë që ta shpallim edhe gruan heroinë të punës, që të përballon ty.

Qytetarja: Kemi probleme me pronat, na i kanë marrë

Rama: Lesh arapi, që nuk e merr vesh i pari të dytin. Do të shikojmë letrat dhe në bazë të letrave, kujt i takon do i njihet e drejta.

Qytetarja: Kryetari i bashkisë është vetëm për njerëzit e tij këtu, jo për të drejtuar punën

Rama: Nëse toka është shpronësuar për interes publik shkruani te faqja, aty me fakte...

Qytetarja: Këtu e ke bërë plazhin, je rritur këtu...

Qytetari: Berisha më tha që Borshi nuk ka dalje në det, mos e bën si Berisha na ndihmoi edhe ne, se të kam njohur që të vogël.

Rama: Mos na e përmend, se është edhe ditë e premte, do të na prishësh muhabetin

(Një qytetare vijonte që të fliste ndërkohë që vijonte bashkëbisedimi me qytetarët)

Rama: Boll se na çmende...

Rama: Kështu e kemi ne të Vunonit, këtu në Tiranë kam Petrit Vasilin, këtu jeni ju

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lowlanderi: 23/06/2018 15:29

    POPULLI ME FJALE TE TJERA THOTE QE MOS NA SHIT MENDER PORDHE SE KESHTU THOSHTE DHE AI PERPARA TEJE KURSE RAMA SI PELIVAN I DIALOGUT QE ESHTE E TJETERSON MUABETIN POR NJE GJE ESHTE E QARTE OLIGARKET E RAMES NUK FITOJNE ME NE HIMARE

    Përgjigju
  • Altin: 23/06/2018 01:24

    Mir qe su ka then lesh •ari

    Përgjigju
  • Highlanderi: 22/06/2018 19:29

    Mos na permned Berishen thote Rama? Mender Berisha mban ere bajge?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër