'Mos prisni të vijnë 600 mijë veta në protestë', Dhuli: 40 gradë temperatura, nuk do dilja në një datë të tillë

 

Eksponenti i Partisë Demokratike, Skerdja Dhuli tregoi në Frontline se çka nuk shkonte me protestën e sotme të opozitës para Kryeministrisë.

'Isha në protestë për më tepër se 1 orë. Një protestë në 40 gradë nuk është zgjidhja më e mirë. Në numra ishte masive sa pararendësja. Por nuk është çështje numrash. Nuk duhet të presim që qeveria do rrëzohet me protesta. Shkoj për ti treguar Ramës dhe qeverisjes që nuk ju bindem, kam rezistuar 11 vjet do luftoj, do sulmoj për aq kohë sa unë me këtë regjim kriminal më ndan gjithçka. Pashë dhe entuziasëm. Unë jam kundër kësaj zgjedhje për mesazhet e protestës. Askush të mos pres që disa mijë njerëz të rrëzojnë qeverinë. Protesta është për të lëshuar mesazhe, se PD është 100% e bashkuar. Numri i demokratëve që nuk duan Berishën është shumë i vogël. Organizimi i PD-së është i tillë që protestën e lë në dorë të qytetarëve. Mos prisni që 600 mijë demokratë që ka PD ti shihni në shesh. Nëse ndodh Rama rrëzohet në sekondë. Unë kurrë nuk do e zgjidhja këtë datë, kur janë 40 gradë temperatura.', tha Dhuli.


Lajmi kryesor:

Frontline/ Ironia e Spahiut: Nuk vihet në pushtet duke sulmuar Amerikën dhe Prokurorinë! Një protestë 2 orë pastaj 2 muaj plazh, muk e dobëson Edi Ramën


G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë