Reperi nga Kosova, Mozzik, ka marrë një vendim sa i përket faqes së tij të Instagramit.
Përmes disa statusve në ‘Instastory’ ka bërë me dije se nuk do të ndjekë më asnjë duke kërkuar nga miqtë dhe të afërmit ta kuptojnë heqjen e follow-it.
Sipas tij, shoqëria nuk tregohet në Instagram, ndërkohë që fansat do të vazhdojnë ta ndjekin njësoj si në kohën kur nuk ekzistonte Instagrami.
Shoqëria dhe kolegët për mua nuk janë në Instagram. I kam në jetë të përditshme dhe i respektoj. Fansat i kam edhe kur nuk ekzistonte Instagrami.
Shkruan Mozzik në Instagram
Instastory-it e Mozzik
Mirëpo duket se reperi ka ndëruar mendje rrugës duke ndjekur 20 persona.
Ndjekësit e Mozzik në Instagram
Sigurisht që ndër ta është i vëllai, Getinjo, disa bashkëpunëtorë dhe partnerja Loredana, me të cilën është në pritje të një fëmije.