Mos zgjedhja e Kevin Mccarthy, korrespondenti i Report Tv në SHBA: Dyshohet se pas ekstremistëve fshihet Trump! Parashikohet krizë me ndikim në gjithë botën

TIRANË- Nga SHBA-ja, korrespondenti i Report Tv, Denion Ndrenika, është shprehur se nëse Kevin Mccarthy nuk zgjidhet si spiker i dhomës së përfaqësuesve të republikanëve, parashikohet një krizë në Amerikë, por që do të ndikojë padyshim në të gjithë botën.

“Spikeri i dhomës përfaqësuesve, ai ka dështuar sepse grupimet e ekstremit nuk po ia japin votën, çështja kryesore është huamarrja te qeveria, nëse kjo nuk zgjidhet parashikohet një krizë në SHBA me ndikim në gjithë botën, janë 21 që e kundërshtojë.  Ka dështuar 6 herë, do të jetë e diskutueshme nëse do ketë një kandidat tjetër të Republikanëve do të ketë mundësi për një tjetër kandidat, kjo problematik sjell mos betim të anëtarëve të Kongresit, sepse pa u zgjedhur spikeri nuk mund të ketë një betim të republikanëve”, tha Ndrenika.

Në një intervistë në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, ai ka deklaruar se në SHBA ka dyshime se pas moszgjedhjes së Mccarthy qëndron Donald Trump. Kjo sepse, mendohet se ky grup ekstremisht prej 21 anëtarësh mbështeten nga Trump, pasi ky i fundit beson se duke rritur ekstremizmin, do të ketë më shumë pikë të në fushatën e tij të mundshme si president

“Trump mendon se duke rritur ekstremizmin, do të ketë më shumë pikë të në fushatën e tij të mundshme si president, kjo është problematike kryesore,  a është Trump ai që mbështet ekstremistët, a është ai pas atyre që kundërshton MC apo autoriteti i tij nuk është i fortë që të grumbullojë vota.

Tani do të mblidhet dhoma për të parë nëse janë votat, ai ka thënë se do të bëjë lëshime të tjera që një anëtarë të ketë mundësi për të kundërshtuar kryetarin e dhomës dhe kjo do të dojë 1-2 ditë kohë, në rast se votimi tjetër do jetë i dështuar, një tjetër kandidat do marrë vendin e tij”, u shpreh Ndrenika.

Republikanët amerikanë dështuan këtë javë që të zgjedhin kreun e ri të Kongresit. Është hera e parë në një shekull që kreu i Kongresit nuk zgjidhet që në votimin e parë në sallë. Kevin Mccarthy nuk arriti të zgjidhej nga kolegët e tij ndërsa republikanët kanë marrë shumicën në Kongres pas zgjedhjeve afatmesme në SHBA. Mccarthy përballet me kundërshtime nga rreth 21 deputetë të konsideruar të ekstremit të djathtë, të cilët e akuzojnë se nuk është konservator aq sa duhet.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja