Mosdekretimi i Gent Cakajt në Repolitix/ Hyseni: Shkarje momentale, Meta shkeli Kushtetutën, ka frikë nga SPAK

Përplasja e fortë mes Presidentit dhe Kryeministrit për kandidaturën e ministrit të ri të Jashtëm , debati mes institucioneve dhe palëve në Shqipëri dhe Kosovë për Gent Cakajn ishin tema e diskutimit në studion e RepolitixReport Tv me gazetarin Denis Minga.

Të ftuar janë deputeti socialist Alket Hyseni, ish-ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa, Nard Ndoka, anëtar i Komisionit të Jashtëm dhe Gjergj Koja, ish-ministër shëndetësie janë të ftuarit e mbrëmjes së sotme. Aleati i Bashës, Nard Ndoka tha se Meta po vë një standart tjetër në raportin qeveri-presidencë. Deputeti i PS, Alket Hyseni thotë se Meta kërkon të bëhet faktor me një guxim të marri, dhe pa të drejtë. Sipas tij, Meta nuk ka të drejtë të kthejë pas një ministër dhe se të gjithë këtë zhurmë po e bën ngritja e SPAK është shumë afër dhe Meta ka frikë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:27
Ndoka për Cakaj: Kosova nuk ka asnjë zv.ministër nga Shqipëria, pse duhet ta kemi ne?

Në emisionin "Repoitix, në fjalën e kreut të Partisë Demokristiane, Nard Ndoka teksa fliste lidhur mbi figurën e zv.ministrit të Jashtëm është shprehur se Shqipëria nuk ka përse të ketë asnjë ministër nga Kosova. Kjo pasi Kosova nuk ka asnjë zv.ministër shqiptar.

"Kryeministri është përfaqësues i ekzekutivit. Kosova nuk ka asnjë zv.ministër nga Shqipëria, pse duhet ta kemi ne? Në këtë aspekt Kosova duhet të na shtrinte dorën ne. Të ketë bashkëpunim mes dy qeverie dhe jo përmes Baton Haxhiut. Në Kosovë ka përplasje për kufijtë me kryeministrit dhe presidentit, ndërsa zv.ministri ynë i Jashtëm ka bërë deklarata," -tha Ndoka.

Ora 21:23
Deputeti socialist: Ka deputetë të opozitës që janë me qeverinë

Deputeti socialist Alket Hyseni në studion e Repolitix, tha se ka jo pak deputetë të opozitës të cilët mbështesin qeverinë dhe mund t’a shprehin hapur mbështetjen e tyre. “Ka deputetë andej që janë me ne. I bëjmë dot 2/3? E shohim…”-u shpreh Hyseni.

Ora 21:20
'Cakaj', Gjergj Koja: Meta po mundohet të riaktivizohet dhe të fitojë kredite politike

Gjergj Koja, ish-ministëri i Shëndetësisë, tha se presidenti Ilir Meta po mundohej që të riaktivizohet dhe të fitojë kredite politike duke mosdekretuar ministrat e propozuar nga kryeministri Edi Rama.

“Mendoj që është një krizë institucionale që po kalon presidenti. Ai nuk shkakton krizë në maxhorancë. Kryeministri ka çuar zyrtarisht propozimin në presidencë. Ka folur zyrtarisht, ndërsa Meta ka provokuar. Ai do të riaktivizohet dhe të fitojë kreditë politike. Po mundohet të krijojë krizë institucionale. Mesa duket që PS ka pasur të drejtë kur ka thënë që e votuam sepse e duam edhe president të opozitës. Shqipëria nuk e meriton reagimin e Metës. Disa rryma mezi presin që të mos hapen negociatat. Nuk kam dëgjuar as SHISH që të thonë që Cakaj është spiun etj etj,”- shtoi lidhur me temën Koja.

Ora 21:14
Ish-ministri i Mbrojtjes Oketa: Rasti i Cakajt, këmbanë alarmi se vendi ka nevojë urgjente për gjykatë Kushtetuese

Ish-ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa në fjalën e tij lidhur me çështjen e mosdekretimit të ministrit të propozuar të Jashtëm, Gent Cakaj nga presidenti Ilir Meta kjo situatë është këmbana që tregon se vendi ka nevojë urgjente për gjykatë Kushtetuese.

“Çështja u paraqit si një përplasje institucionale. Por të gjitha deklarimet nuk janë bërë nga faqet personale.  Në faqe të parë është pak e vështirë që të vendoset një titull. Rama sulmoi i pari, me deklarata jo etike. I tha Metës se Cakaj është 1000 herë më i ditur se ti. Nuk e ka peshoren që të vendosë se kush është më i ditur. Dëgjojmë shpesh që të thuhet që presidenti ka vetëm rol honorifik. Atëherë përse duhet të çohen dekretet në Presidencë? Kushtetuta jonë nuk është më për t’u marrë për bazë sepse është shpartalluar. Këmbana e parë është që vendi ka nevojë urgjente për gjykatë Kushtetuese. Është albitri më i mirë për këtë çështje. Unë nuk pajtohem me idenë që presidenti i Shqipërisë do të ketë vetëm rol honorifik. Do ta quaja të papranueshme gjuhën e komunikimit mes Ramës dhe Metës, por janë mesazhe personale,”- u shpreh Oketa.

Ora 21:13
Mosdekretimi i Cakajt, Hyseni: Ishte shkarje momentare, Meta e di që s'ka të drejtë Kushtetuese

Deputeti i PS-së Alket Hyseni, i ftuar në emisionin "Repolitix" u shpreh se presidenti Ilir Meta nuk ka të drejtë që të mos e dekretojë propozimin e kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij, Hyseni ka sjellë edhe shembullin e dekretimit të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj nga presidenti i asokohe, Bujar Nishani. 

"Presidenti e di që s'ka të drejtë Kushtetuese. Ka qënë shkarje momentare politike. Nuk ka asnjë kompetencë për të refuzuar. Mund të bëjë sygjerime. Zgjedhja është tagër absolut e kryeministrit. Nëse do të kishe rezerva, Meta duhet ta bënte me dije me çdo kusht kryeministrit. Presidenti i mëparshëm Nishani në një rast të ngjashëm, dekretoi ministrin Xhafaj me objeksionet e tij. Madje u shpreh qartë: Nëse do të kisha kompetencëm nuk do ta dekretoja. Presidenti e bën me dije në dy kanale: indirekte dhe në objeksionet. Ju e vutë re që presidenti thoshte që po bënte verifikimet. Nuk ka nxjerrë asnjë verifikim. Duke qënë se nuk gjeti asgjë tjetër u kap me faktin se ka dhënë deklarata për Serbinë. Në fund e gjithë kjo zhurmë po bëhet sepse jemi shumë pranë ngritjes së SPAK dhe Meta ka frikë,"- tha Hyseni.

Ora 21:11
Mosdekretimi i Cakajt/ Ndoka në Repolitix: Meta i vuri pritë Ramës, standart tjetër në raportin mes tyre

Nard Ndoka: Roli që ka presidenti unë e vlerësoj më shumë se çdo president tjetër se po vë tjetër standart në raportin kryeministër-president. I vë një lloj prite një kryeministri në raportin ligjor dhe kushtetues.
Alket Hyseni: Në dijeninë time ka qenë dalja e shefit të kabinetit që ka deklaruar. Besoj o ka qenë budallëk me brirë thënia e shefit, ose presidenti është futur në një rrugë të tillë që bën filozofi të tilla. S’bëhesh dot faktor, është fatkeqësi. Është votuar Rama si askush tjetër.
Nard Ndoka: Votat i vodhi.
Alket Hyseni: U votua përballë këtij presidenti.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dragoti: 11/01/2019 23:05

    Aman kur ben sifilizof dhe gjasme si i ndershem ky Alketi (a). Ky qe deri dje punonte para Postes qendrore si kambist, u be doganier, berisha eberi dekan fakulteti ne Durres, vodhi prona ne bregdet. Ky qe gjasme nuk ka frike nga SPAK e Meta paska. Hajde Ripjellje hajde. Eh moj kasolle (ri(pjellje) lindje) ku e ke na mblodhe. Yyyy

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg