Mosdekretimi i Lleshit nga Meta, reagon Basha: Presidenti ka kompetencat e tij kushtetuese, lëvizja e ashpër nuk është lojë shahu

Nga Korça ku po zhvillon një takim dy-ditor me takime në këtë qark, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përveç akuzave në drejtim të qeverisë Rama, ka komentuar edhe vendimin e Presidentit Ilir Meta për të mosdekretuar gjeneralin Sandër Lleshi si ministër i Brendshëm.

Basha ka thënë se Meta ka kompetenca që ia njeh kushtetuta. Ai i ka kthyer përgjigje edhe Ramës për SMS-në që ai iu dërgoi dje deputetëve të PS, që të mos komentonin vendimin e Metës.

Presidenti ka kompetencat e tij kushtetuese dhe jam i sigurt që ai do të japë të gjitha për aspektin kushtetues për dekretin e ministrit të Brendshëm të propozuar nga Rama. Një gjë është e sigurt, që lëvizja e ardhshme në atë që nuk është lojë shahu, por ka të bëjë me fatin e shqiptarëve, është largimi i vetë Edi Ramës. 

Lulzim Basha, kryetar i PD

PS sot është në rrezik shpërbërje për shkak të asaj që quhet organizata kriminale e rilindjes. Në denoncuam marrëdhëniet me politikës dhe krimit. Si Tahiri e transformoi policinë në një aksesor të mafies së drogës, ai është nën hetim megjithëqë përpjekjet titanike që po bëhen që ta shpëtojë. Denoncuam vëllain e Xhafajt, e paimagjinueshme që të kemi një Ministër të Brendshëm vëllain e një trafikanti droge. Por, falë qëndresës tonë është i delegjitimuar nga detyra e tij. Denoncuam lidhjet e Taulant Ballës me kriminelë që marrin tendera në kundërshtim me ligjin, dhe bën presion për të liruar të tjerë kriminele nga burgu. Ai pret ndjekjen penale nga një prokurori që pret të dalë nga kapja e krimit.

Lulzim Basha, kryetar i PD

Deklarata e Bashës vjen një ditë pas një njoftimi nga Presidenti Ilir Meta, ku thuhej se kreu i shtetit nuk ka krijuar një bindje të plotë për gjeneral Sandër Lleshin në krye të Ministrisë së Brendshme.

Vendimi i Metës për të mos dekretuar Lleshin, e lë vendin në një ngërç institucional, ku megjithëse kriminaliteti është një emergjencë, Shqipëria është vendi i parë në Europë që nuk ka një ministër të Brendshëm.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:02
‘Luli fli sa të duash o artist’, Basha pritet me surpriza në Korçë, qytetarët i bëjnë gati ‘dyshekun’ (VIDEO-FOTO)

Korçë-Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një vizitë në qarkun e Korçës ku ka takuar qytetarë, mbështetës të PD por edhe simpatizantë të tij. Por duket se jo të gjithë e mirëpresin kryedemokratin në vizitat e tij.

Shqiptarja.com ka mësuar se në pedonalen e qytetit të Korçës, janë vendosur disa dyshekë me mbishkrimin “Luli fli sa të duash o artist”.

Basha tha dje nga Korça se të rinjtë shqiptarë janë pa shpresë, ndërkohë që sot, Basha komentoi vendimin e Metës për të mos dekretuar Lleshin.

Për më shumë ndiqni fotogalerinë...

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tata: 05/11/2018 05:52

    Dy shoket e 21 janarit njeri president tjetri kryekar i opozites mbajn njeri tjetrin me gajret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen