Mosha e tretë i jep fitoren Trump
si u ndanë votat sipas grupmoshave

Mosha e tretë i jep fitoren Trump<br />si u ndanë votat sipas grupmoshave
Mosha e tretë në votimin popullor rezulton se ka përcaktuar fitues republikanin Donald Trump si presidentin e 45-të të SHBA-së.
 
Në statistikat e bërë publike për 116 milion votat e amerikanëve grup mosha 45-65 vjeç ka votuar për Trump ndërsa Demokratja Hillary Clinton rezulton se ka patur mbështetjen e të rinjve të grup moshës 18-44 vjeç.
 
Tashmë i zgjedhur Presidenti i Amerikës Trump nuk ka patur mbështetjen e grave në votën popullore ku rezulton se 52 % e tyre kanë votuar për Clinton dhe 48 % për Trump.
 
Diferenca në votën popullore mes Trump e Clinton është vetëm 2% ku Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka arritur të jetë në avantazh me 47.7 % të votave dhe Clinton me 47.5 %.
 
Numerikisht Trump ka siguruar votat e 58.4981.405 amerikanëve ndërsa Clinton 58.199.464 votues.
 
Kjo është hera e dytë në pak kohë kur mosha e tretë është përcaktues në një garë elektorale pas Brexit ku mosha e tretë votoi për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.

votat
(Ndarja e votave sipas gjinisë dhe grupmoshave)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve