MOSKE- Një ditë përpara referendumit që do të zhvillohet në Krime, dhjetëra dhe mijëra persona, kanë dalë në qendër të Moskës paraditen e sotme për një protestë paqësore, të autorizuar më parë nga autoritetet ruse.
Protestat janë organizuar nga opozita ekstraparlamentare, kundër politikës së presidentit Putin në Ukrainë dhe në Krime. Sipas korrespondentëve të Agjencisë së lajmeve ANSA, protestuesit mbajnë në duar flamuj dhe fjongo me ngjyrë të verdhë dhe blu, ngjyrat e flamurit ukrainas. Ata hedhin slogane kundër presidentit rus, kundër luftës dhe për integritetin territorial të Ukrainës.
Ndërsa ushtarë të armatosur me fytyrë të mbuluar dhe mjete të blinduara janë parë në rrugët e kryeqytetit të Krimesë në Simferopoli. Gjithashtu ushtarët në Kiev, kanë ngritur barrikada me çimento dhe thasë me rërë.
Nga ana e saj edhe Rusia, paraditene sotme, ka intensifikuar sigurinë në rrugët e Moskës, për të evituar ndonjë përleshje të mundshme mes grupeve rivale në kryeqytetin rus. Qindra policë rusë, janë shpërndarë nëpër rrugët e qytetit duke vendosur barrikada.
Ndërkohë, sipas zëvendëskryeministri të Krimesë, është shprehur se formimi i institucioneve shtetërore të Krimesë dhe kalimi në standartet ruse, mund të kërkojë deri në 12 muaj, nga momenti që Republika autonome, do të zgjedhë të hyjë në Rusi.
Referendumi do të nesër, date 16 mars, në Krime dhe nëpërmjet tij, qytetarët e Krimesë do të vendosin të qëndrojnë në gadishull, apo do të shkojnë në territorin rus.
Redaksia online
(Elvana Bilali/ sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com