MOSKE- Në Rusi, në memorie të korteut të trupave të 7 nëntorit të vitit 1941, ku trupat sovietike marshuan kundër nazizmit dhe më pas u nisën për në front, u zhvillua një paradë, për nder të 72-vjetorit të kësaj date historike.

Qindra ushtarakë rusë kanë marshuar në Sheshin e Kuq në qytetin e Moskës.

Korteu i vitit 1941, ishte një ndër operacionet ushtarake më të rëndësishme të Luftës së Dytë Botërore.

Për risjelljen e historisë, në ditët e sotme në këtë paradë kanë marrë pjesë 6 mijë persona, mes të cilëve edhe disa studentë të Shkollës Ushtarake, përfaqësues të shoqatave për fëmijë, shoqata patriotike dhe skuadra skautistësh. Dhe të gjithë të pranishmit kishin veshur uniforma të Luftës së Dytë Botërore.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)