Rusia do të ngrejë padi kundër kompanisë ushtarake gjermane "Rheinmetall" për shkelje të kontratës pas bllokimit nga qeveria gjermane të një projekti mbi pajisje ushtarake, njoftoi sot ministria ruse e Mbrojtjes.

"Në rast të shkeljes së kontratës nga Gjermania, Rusia do të dërgojë çështjen para gjykatës", njoftoi sot zëvendësministri i Mbrojtjes, Juri Borisov për agjencinë zyrtare "Itar-Tas".

Qeveria gjermane konfirmoi sot se ka tërhequr autorizimin e saj mbi projektin e ndërtimit të një qendre për përgatitje të ushtarëve në Mulino, në qendër të Rusisë. Kontrata, që ishte nënshkruar në qershor 2011, vlerësohet rreth 100 milionë euro.

Berlini e justifikoi këtë vendim me vullnetin e tij për të shtyrë evropianët të ndërmarrin vendime me efekte mbrapavepruese mbi livrimin e armëve ndaj Moskës për shkak të rolit të saj në krizën ukrainase./ATSH/