Moska i ka kërkuar Washingtonit që të mos publikojë listën e emrave të zyrtarëve rusë, që përballen me sanksione me akuzën për shkelje të të drejtave të njeriut.
Zëdhënësi i Presidentit rus Vladimir Putin, tha se publikimi i listës do t’i tensiononte së tepërmi marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.
Lista mban emrin e avokatit rus Sergei Magnitsky, i cili u arrestua në vitin 2008 me akuzat për mospagim taksash, pasi kishte ekspozuar një skemë korrupsioni të zyrtarëve rusë. Sergei vdiq para një viti në burg, pasi ishte torturuar dhe nuk kishte marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Lista e publikuar me emrat e zyrtarëve, autorizohet nga Akti Magnitsky, një ligj i miratuar nga Kongresi Amerikan.
Lista nuk përmban vetëm emrat e zyrtarëve që mendohet se kanë qenë të përfshirë në rastin Magnitsky, por edhe emrat e personave që kanë mbështetur Kremlinin në shtypjen e të drejtave politike për rusët.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com