Moska kërcënon: Përgjigja jonë e ashpër për sulmet e Kievit në Kursk nuk do të vonojë 

Moska kërcënon: Përgjigja jonë e ashpër për sulmet e Kievit në Kursk nuk do të vonojë 

Bombardime në Kursk

shpërthime në Kursk

"Përgjigja e ashpër ruse" ndaj sulmeve të Ukrainës në rajonin e Kurskut "nuk do të vonojë shumë".

Kështu tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, në një deklaratë që vjen pasi Zelensky konfirmoi se ushtria ukrainase po lufton brenda territorit rus. 
"Ne i dënojmë fuqishëm këto akte terroriste barbare që synojnë shkatërrimin e infrastrukturës civile, vrasjen dhe frikësimin e civilëve. Ne nuk kemi dyshim se organizatorët dhe autorët e këtyre krimeve, përfshirë mbështetësit e tyre të huaj, do të mbajnë përgjegjësi dhe përgjigja e forcave të armatosura ruse nuk do të vonojë shumë”.

“Edhe një herë ftojmë organizatat ndërkombëtare që të dënojnë sulmet terroriste nga militantët ukrainas”, tha Zakharova.
Kremlini ka të ngjarë të shpallë një operacion kundër terrorizmit, në vend të një gjendje lufte ose të ligjit ushtarak, për të minimizuar shkallën e inkursionit ukrainas në rajonin e Kurskut dhe për të parandaluar panikun, duke demonstruar hezitimin e Kremlinit për të marrë masa më drastike për t’iu përgjigjur situatës.

Kështu shkruan Instituti për Studimin e Luftës (ISW) në faqen e tij të internetit. Sipas gazetës ruse të opozitës Verstka, cituar nga instituti amerikan, një burim i afërt me komitetin e mbrojtjes të Këshillit të Federatës Ruse tha se administrata presidenciale u ka rekomanduar deputetëve dhe senatorëve rusë që të mos komentojnë ngjarjet në Rajonin e Kurskut " deri në njoftimin e mëtejshëm" ose për ta diskutuar atë sa më shkurt dhe për t'iu referuar vetëm deklaratave zyrtare. 
Bjellorusia bën me dije  se  njësitë speciale bjelloruse po lëvizin drejt kufirit me Ukrainën. Kjo u njoftua nga Ministria e Mbrojtjes në Minsk, duke shtuar se "njësitë e një prej formacioneve të armatosura janë gati për të kryer detyrat e planifikuara". “Personeli ushtarak po ngarkon pajisje ushtarake në trena dhe po fillon të lëvizë në zonat e përcaktuara”, shtoi Ministria e Mbrojtjes. Dje, Bjellorusia raportoi shkelje të hapësirës ajrore nga dronët e nisur nga Ukraina.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Zelensky e konfirmon: Trupat ukrainase po luftojnë brenda territorit rus! Moska kërcënon: Përgjigja jonë e ashpër ndaj ofensivës së Kievit në Kursk nuk do të vonojë


E.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

U vra nga policia serbe, varroset në vendlindje Faton Hajrizi

U vra nga policia serbe, varroset në vendlindje Faton Hajrizi