Çdo organizatë e huaj mund të shpallet e ‘padëshirueshme’ me ligjin e ri rus

Çdo organizatë e huaj mund të shpallet e ‘padëshirueshme’ me ligjin e ri rus

Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e nënshkroi të enjten një ligj të ri, sipas të cilit, çdo organizatë e huaj, përfshirë ato të themeluara nga organet shtetërore të vendeve të treta, mund të shpallen “të padëshirueshme”.

Ligji nuk vlen për organizatat ndërqeveritare ndërkombëtare pjesë e të cilave është Rusia, e as për organizatat e inkorporuara në struktura qeveritare të vendeve të huaja.

Në qershor, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut gjeti se Rusia e shkeli Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut kur i shpalli “të padëshirueshme” disa organizata të huaja që veprojnë në Rusi, ndër to edhe Radion Evropa e Lirë (REL).

Sipas regjistrit, REL-i është entiteti i 142-të që është përfshirë në listë.

Përfshirja në listë nënkupton që një organizatë nuk mund të operojë në Rusi, dhe qytetarëve të Rusisë u ndalohet bashkëpunimin me të, sepse në të kundërtën rrezikohen nga ndjekja penale.REL

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille