Moska vazhdon të mohojë çdo përgjegjësi përballë masakrës së Buchës dhe sot shpreson që të mbajë një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ndërsa e quan si ‘provokim ekstremist ukrainas’.
Dmitry Polyansky, zëvendës Përfaqësuesi i Rusisë në Këshillin e Sigurimit, shkroi në Twitter: ‘Ky është një provokim i urryer i ekstremistëve ukrainas në Bucha, Rusia ka kërkuar një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të hënën më 4 prill’.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha: “Kush janë organizatorët e këtij provokimi? Shtetet e Bashkuara dhe NATO, natyrisht, "tha Zakharova në një intervistë në televizionin shtetëror rus. “Vetë fakti që qëndrimet kundër Rusisë u shfaqën menjëherë pas publikimit të imazheve të Buçës, më duket se është provë se ata ishin ata që kurdisën këtë histori”.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Horrori në Bucha, të paktën 410 trupa rrugëve, gjendet një dhomë torture! Kuleba: Mariupoli është më keq! SHBA-BE: Hetim për krimet e luftës!l Rusia: Inskenim, do sjellim prova!











