Një nëndetëse ruse lëshoi raketa Kalibr në bazat ushtarake ukrainase nga Deti i Zi, tha Ministria ruse e Mbrojtjes, sipas raporteve të Interfax .
“Ekuipazhi i një nëndetëse të Flotës së Detit të Zi gjuajti një salvo me raketa lundrimi Kalibr në objektivat tokësore të identifikuara më parë në Detin e Zi”, tha ministria.
Kjo është hera e parë që mbrojtja ruse ka njoftuar përdorimin e një nëndetëse për të goditur bazat ushtarake ukrainase.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Zelensky: Zbulohet një varr masiv me 900 trupa në Kiev! Pentagoni: Nesër mbërrijnë në Ukrainë armët e reja! Lavrov: Negociatat ngecën për shkak të pandershmërisë së Kievit











