/ATSH-AFP/ - Deputetët rusë votuan sot një ligj kundër piraterisë për muzikën, librat dhe porgramet në internet, duke përforciuar kështu legjislacionin në fuqi që deri tani mbronte vetëm filmat.
Teksti i votuar nga Duma (dhoma e ulët e parlamentit) parashikon të zgjerojë ligjin anti-pirateri që ekziston në të gjitha të drejtat e autorit, me përjashtim të fotove të shpërndara në internet.
Sipas ligjit, pronarët e faqeve që shpërndajnë përmbajtje të vjedhura kanë 24 orë për t'i fshirë, nëse nuk e bëjnë këtë gjë, rrezikojnë të kenë faqet e tyre përkohësisht të bllokuara, në pritje të një procesi që do të zhvillohet nga mbrojtësit e ligjit.
"Objektivi ynë është të mbrojë respektuesit e ligjit kundër medias pirate profesioniste, pa krijuar probleme të rënda për përdoruesit e internetit", shpjegoi zëvendëspresidenti i Dumës, Serguei Jelezniak, i cituar nga agjencia zyrtare "TASS".
Rusia, shpesh herë e akuzuar se lejon piraterinë pa e ndëshkuar, kishte premtuar se do t'i rikthehej dosjes me rastin e hyrjes në Organizatën Botërore të Tregëtisë (OBT) në gusht 2012
Në apokë u miratua një ligj shumë strikt mbi piraterinë e filmave, që parashikonte bllokimin e faqeve të dënuara.
Por ky ligj u kritikua në epokë nga profesionistët e sektorit të internetit, kryesisht pasi ky ligj mbyllte komplet faqen jo vetëm ato elementë që përbënin shkelje.
/Shqiptarja.com