SHBA-Një delegacion i SHBA-së është nisur drejt Rusisë për bisedime për paqen, Presidenti Donald Trump, ka shtuar presionin mbi presidentin rus, Vladimir Putin, për të pranuar një armëpushim 30-ditor në Ukrainë. Në konferencën me gazetarët në zyrën ovale Trump tha se ende nuk ka folur me Putin.

Nga ana tjetër Trump theksoi se saksioni financiar ndaj Rusisë mund të jetë shkatërrues. Armëpushimi u miratua nga Ukraina dhe SHBA një ditë më parë në Arabi, duke përfshirë rinisjen e ndihmave ushtarake dhe ndarjen e inteligjencës me Ukrainën.

Megjithatë, Rusia ka vazhduar sulmet, duke kryer disa ditë më parë një sulm ajror mbi Kievin, duke ngritur dyshime mbi gatishmërinë e saj për të ndaluar luftimet. Në deklaratat e tij ministri Lavrov thotë se për propozimin e armëpushimit: “Duhen garanci”.

Sot presidenti i Ukrainës Zelensky deklaroi se marrëveshja 30 ditore e armëpushimit e propozuar nga Ukraina mund të përdoret si një draft për një marrëveshje më të gjerë, ndërsa shtoi se tashmë i takon Rusisë të vendosë nëse dëshiron të angazhohet në procesin e paqes.

"Nëse ajo e kundërshton këtë pakt, Zelensky ka kërkuar që SHBA të shtojë masat ndaj Rusisë."-tha Lavrov.