Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, GJKKO ka zgjatur edhe me 3 muaj afatet hetimore për dosjen “Bankers”. Sipas organit të akuzës, kërkesa bazohet në kryerjen e veprimeve të tjera hetimore shtesë për shkak të kompleksitetit të çështjes. Kërkesa u bë në gjykatë nga prokuroret Enkeleda Millonai dhe Anita Jella dhe u miratua nga gjyqtari Erion Çela.

I vetmi që ndodhet në masën “arrest në burg” për këtë çështje është CEO kinez i kompanisë, Hongping Xiao, ndërsa të gjithë të pandehurit e tjerë janë në masa më të buta sigurie, si arresti i shtëpisë. Hetimet lidhen me deklarime të dyshimta Bantatimore dhe shmangie të detyrimeve financiare në periudhën 2004–2024, duke shkaktuar dëm të konsiderueshëm financiar në buxhetin e shtetit.

Sipas Prokurorisë, Bankers ka realizuar shitje dhe eksporte nafte në vlerën totale prej 532 miliardë lekësh, por ka deklaruar humbje për çdo vit, me një total prej 11.7 miliardë lekësh, duke shmangur tatimin mbi fitimin dhe duke përfituar rimbursime të dyshimta të TVSH-së.