Moska: Takimi mes Putinit dhe Trump mund të ndodhë që këtë muaj

Moska: Takimi mes Putinit dhe Trump mund të ndodhë që këtë muaj

Vladimir Putin dhe Donald Trump

Presidenti rus, Vladimir Putin, mund të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, “që këtë muaj”. Kështu ka deklaruar kryetari i Komisionit për Çështjet e Jashtme të Dumës, Leonid Slutski, pas një takimi me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

“Probabiliteti i këtij takimi është 100%”, tha Slutski, duke folur për një takim të mundshëm midis Putinit dhe Trumpit.

“Liderët e dy fuqive më të mëdha të planetit duhet të qëndrojnë në bashkëpunim të ngushtë mes tyre”, shtoi ai, duke cituar agjencinë Tass.

“Puna kërkon një përgatitje serioze, për të cilën nuk do të jap detaje, por aktualisht ndodhet në një fazë të avancuar,” shtoi Slutski.

“Shkurt ose mars: nuk do të bëjmë supozime dhe do t’u japim liderëve mundësinë të përgatiten në mënyrë të aftë dhe të plotë. Por takimi do të ndodhë së shpejti,” saktësoi ai.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Mars, 07:27

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?



×

Lajmi i fundit

Berisha ‘Non Grata’ në SHBA premton ‘lehtësim’ vizash! Ndjek podcastin e Ramës: Me ty, integrimi në BE më i largët

Berisha ‘Non Grata’ në SHBA premton ‘lehtësim’ vizash! Ndjek podcastin e Ramës: Me ty, integrimi në BE më i largët