MOSKË, 21 shtator /ATSH-AFP/ - Mijëra persona u mblodhën sot në qendër të Moskës për një manifestim në mbështetje të paqes në Ukrainë dhe për të protestuar kundër rolit inkriminues të Kremlinit në luftën që ka goditur lindjen e vendit.
"'Një kolonë manifestuesish, ku ishin të pranishëm figura të opozitës dhe disa prej të cilëve mbanin flamuj rus dhe ukrainas kaluan në rrugët e kryeqytetit me sloganet 'Jo luftë në Ukrainë' dhe 'Stop gënjeshtrave të Putinit", theksoi një gazetar.
Bëhet fjalë për protestën e parë masive në Rusi që prej fillimit të konfliktit mes separatistëve prorusë dhe forcave ukrainase në Donbass, pesë muaj më parë.
"Manifestimi, i quajtur "Marshim për paqe", mblodhi rreth 5 000 persona në qendër të Moskës" sipas policisë.
Një prej organizatorëve, Serguei Davidis, konfirmoi nga ana e tij, se dhjetëra mijëra persona ishin të pranishëm. "Kjo luftë është një çmenduri dhe një krim kundër Ukrainës, banorëve të Donbassit dhe rusëve", theksoi Igor Iasine, një 34-vjeçar.
Organizatorët e manifestimit kërkuan që autoritetet ruse të ndërpresin politikën e tyre agresive dhe të papërgjegjshme në Ukrainë që e shtyn sipas tyre Rusinë drej izolimit dhe trazirave ekonomike./
/ec/
/Shqiptarja.com