/ATSH-AFP/ - Vendimi i i Francës për pezullimin e livrimit të luftanijeve "Mistral" për shkak të krizës ukrainase është i parëndësishëm, theksoi sot presidenti rus Vladimir Putin.
"Refuzimi për livrimin e luftanijeve sipas kontratës është sigurisht një shenjë e keqe, por nga pikëpamja e mbështetjes së kapaciteteve tona të mbrojtjes, dëshiroj tu them sinqerisht është i parëndësishëm", deklaroi ai gjatë seancës së përvitshme pyetje përgjime me rusët në televizion.
"Në atë kohë, ne e kemi nënshkruar këtë kontratë kryesisht për të mbështetur partnerët tanë dhe për të siguruar burime për kantierët e tyre detarë, por ne kishim parashikuar t'i përdornim ato në Lindjen e Largët, kjo nuk është kritikë", shtoi ai.
Kontrata për shitjen e dy luftanijeve "Mistral" nënshkruar në vitin 2011 nën presidencën e Nicolas Sarkozy arrinte vlerën e 1,2 miliardë eurove.
"Unë pres që autoritetet franceze të jenë korrekte dhe të na kthejnë paratë. Nuk synojmë të kërkojmë penalitete të tepruara, por humbjet që na shkaktuan duhet të rimbursohen", shtoi presidenti rus.
Për Putin, ky vendim vë në pikëpyetje besueshmërinë e vendeve të NATO-s.
"Ne do të rishikojmë bashkëpunimin tonë në të ardhmen", theksoi Putin.