Mospajtime për mënyrën e
inaugurimit të komunave në veri
Autoritetet e qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesit e zgjedhur të serbëve të veriut nuk po arrijnë të pajtohen rreth mënyrës së inaugurimit të Kuvendeve Komunale.
Autoritetet e qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesit e zgjedhur të serbëve të veriut nuk po arrijnë të pajtohen rreth mënyrës së inaugurimit të Kuvendeve Komunale. Derisa pala kosovare dhe Bashkimi Europian po këmbëngulin që ato të bëhen konform ligjeve dhe rregullimit kushtetues të vendit, autoritet serbe kërkojnë inaugurime neutrale.
Ligjërisht inaugurimet duhet të kryhen deri më 10 janar. Ministria e Pushtetit Lokal ende nuk ka marrë sinjale të qarta se kur do të mbahen seancat inauguruese të katër komunave veriore të Kosovës me shumicë serbe.
Kjo ministri një javë më parë kishte kërkuar që seancat të shtyhen me arsyetimin se të zgjedhurit serbë nuk i kanë bërë përgatitjet konform sistemit ligjor të Kosovës.
Por, deri më tani sipas Besnik Osmanit, sekretar i përhershëm i Ministrisë së Pushtetit Lokal nuk kanë siguruar ndonjë përgjigje nga të zgjedhurit serbë rreth seancave inauguruese.
Përgjigje për këtë nuk ka dhënë as kandidati që ka fituar zgjedhjet për komunën e re të Mitrovicës së Veriut, Kërstimir Pantiq. Neni 42 i Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Kosovë parasheh që mbledhja inauguruese të Kuvendit Komunal duhet të bëhen brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Ndërkohë që i tërë procesi mund të zgjas jo më shumë se 30 ditë nga koha e certifikimit.
Në këtë rast ligjërisht mbledhjet inauguruese të Kuvendeve Komunale duhet të jenë të kryera deri më 10 janar. Refuzimi i të zgjedhurve serbë për të respektuar ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, duke përdorur referenca me rezolutën 12 44 , logot serbe dhe emërtime të gabuara, kishte bërë që Qeveria e Kosovës t’i drejtohet zyrës së baroneshës, Cethrine Ashton.
BE ndërkaq ka kërkuar që palët të respektojnë marrëveshjen e 19 prillit.
Sidoqoftë ligjërisht mbetet edhe një javë kohë që komunat veriore të thërrasin mbledhjet inauguruese dhe të shihet nëse ato do të përfillin apo jo rendin kushtetues të Kosovës. Gjithashtu për javën e ardhshme është paralajmëruar një takim tjetër në Bruksel midis autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar rreth Asociacionit të Komunave Serbe.
Marrë nga "RTK"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
43.3%
-
Njësoj
22.4%
-
Më keq
34.4%
Vota total: 326
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Shqiptari në Majemi akuzohet se ka ngacmuar një vajzë 10 vjeçare në pishinë
31 Korrik, 22:40
-
'Albulena prita-prita'! Ilir Meta ‘shuan vapën’ në Ujëbardhën e Kurbinit, zhytet në ujë bashkë me disa të rinj (VIDEO)
31 Korrik, 22:34
-
SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje
31 Korrik, 22:23
-
'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!
31 Korrik, 22:10
-
Mero Baze: Aty ku ka grekë nuk ka probleme
31 Korrik, 21:58
-
Kuvendi i Serbisë e miraton Deklaratën e “Kuvendit gjithëserb”
31 Korrik, 21:45
-
Rama ‘idhnoi’ opozitën, patriotët e ‘Detit’ dhe 'Kryqit të Artë grek’
31 Korrik, 21:18
-
Operacioni ‘Revanshi’/ Autoritetet në Dubai thonë se kanë ndaluar Marklen Hakën! Policia shqiptare i dërgon të dhënat biometrike
31 Korrik, 21:06
-
Grupi i PD-së: Jemi në një linjë me presidentin për mikrokreditë! Gjetjet t'ia dërgojë SPAK, të gatshëm për Komision të Posaçëm në Kuvend
31 Korrik, 21:02
-
Shpërthen zjarri në Romë në kodrën Monte Mario/ Flakët pranë studiove të Rai-t! Evakuohen disa banesa! U ndërpre transmetimi direkt
31 Korrik, 20:56
-
Dita e parë në detyrë përballë zjarreve/ Ministri Vëngu në fshatin Luzat të Tepelenës, shpëtohet një shtëpi nga flakët: Kemi kërkuar bashkëpunimin e banorëve
31 Korrik, 20:56
-
Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris
31 Korrik, 20:26