Mosul, ISIS ekzekuton 232 civilë,
mijëra po përdoren si mburoja

Shteti islamik ka ekzekutuar 232 civilë në Mosul dhe mijëra persona po i  përdor si mburoja kundra forcave irakene.
Lajmi u konfirmua nga Kombet e Bashkuara.

Vrasja masive e atyre që nuk u ishin bindur urdhërave të grupit u kryen të mërkurën, bën me dije Agjencia për  të Drejtat e Njeriut të OKB-së. Rreziqet e mëdha me të cilat përballen të paktën 1 milionë njerëzit e bllokuar në Mosul, konfirmohen edhe nga vetë banorët.

Që prej 19 tetorit, ISIS po përdor si pengje mijëra burra, gra dhe fëmijë.

Nga ana tjetër forcat irakene përpiqen të luftojnë ISIS në perëndim të Mosulit. Në përpjekje për të rimarrë Mosulin, forcat irakene po bashkëpunojnë me forcat kurde Peshmerga dhe aleatët ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA.

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Të akuzuar në Itali dhe Suedi për trafik narkotikësh dhe kanosje për vrasje, kapen 3 persona të shpallur në kërkim (EMRAT)

Të akuzuar në Itali dhe Suedi për trafik narkotikësh dhe kanosje për vrasje, kapen 3 persona të shpallur në kërkim (EMRAT)