Orët e para të ditës paraqiten me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin. Por mesdita dhe deri në mbrëmje kemi mbizotërim të motit të kthjellët. Nata ri-kthen sërisht vranësirat e dendura.
Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por mbeten thujse kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C në 16-17°C.
Sipas MeteoAlb: Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.
Ndërkohë zona e Fushë Krujës dhe zonat e tjera përreth mëngjesin e sotëm kanë qenë të mbuluara nga mjegulla e dendur, e cila ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
Shoferet që përshkojnë aksin Milot- Fushë Krujë- Tiranë kanë hasur vështirësi në fushëpamje dhe për pasojë qarkullimi është bërë shumë ngadalë. Mjegull ka pasur dhe gjatë natës por fatmirësisht deri tani nuk janë raportuar aksidente.
VIDEO/Mjegulla sot në mëngjes në Fushë Krujë
Rajoni dhe Europa
Ishujt Britanikë dhe Qëndra e Kontinentit do të paraqiten me vranësira të dendura dhe reshje shiu e dëbore, po ashtu pjesërisht jugu i Europës do ketë reshje shiu dhe erë të fortë. Por kthjellimet do mbizotërojnë në dy ekstremet Lindje dhe Jugperëndim i Kontinentit.