Me përkeqësimin e motit Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në orët e ardhshme parashikohet të ketë reshje dëbore në zonat malore, të cilat pritet të kenë një intensitet mesatar.
Sipas njoftimit të ARRSH bëhet e ditur, se në zona të caktuara mund të ketë mjegull për shkak të reshjeve të shiut.
Ndërkohë për përdoruesit e rrugës rekomandohet të bëhet kujdes për shkak të lagështirës, sidomos gjatë orëve të para të mëngjesit dhe gjatë natës, si dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.
Autoritetit Rrugor Shqiptar informon se të gjithë kontraktrët dhe instancat vepruese janë në gatishmëri, duke monitoruar në vazhdimësi situatën për të mbajtur të hapura të gjitha akset.
Njoftim i plotë nga ARRSH:
Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se në orët e ardhshme parashikohen reshje dëbore në zonat malore, të cilat do të kenë intensitet deri mesatar. Në zona të caktuara mund të ketë mjegull për shkak të reshjeve të shiut.
Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes për shkak të lagështirës, sidomos gjatë orëve të para të mëngjesit dhe gjatë natës, si dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Të gjithë kontraktorët e Autoritetit Rrugor Shqiptar janë në gatishmëri dhe po monitorojnë në vazhdimësi situatën për të mbajtur të hapura të gjitha akset.