Moti ekstrem mund të vrasë 152
mijë njerëz çdo vit në Europë

Shkencëtarët kanë ngritur alarmin për sa i përket numrit të vdekjeve nga moti ekstrem që pritet të pushtojë Europën nëse nuk merren masa për ndalimin e ndryshimeve klimaterike.

Një studim i “Planetary Health Jurnal” thotë se numri i vdekjeve për shkak të motit, pritet te jetë 50 herë më i madhe se ato që ndodhin tashmë në kontinentin e vjetër.

Sipas studimit, valët e nxehtësisë do të shkaktojnë 99% të vdekjeve ndërkohë që  pjesa jugore të Europës  do të jetë ajo që do të ndikohet më shumë.

Gjithashtu edhe një studim nga Qendra Kërkimore e Komisionit Europian ka ngritur shqetësime të mëdha në komunitetin shkencor, pasi ka dalë në përfundimin se nëse nuk bëhet diçka për parandalimin e çlirimit të gazrave në atmosferë, numri i vdekjeve do të rritet me shifra të larta.

Vdekjet e shkaktuara nga ndryshimet klimaterike pritet të rritet nga 3000 që ka qenë mes viteve 1987 deri në 2010, në 152 mijë mes viteve 2071- 2100.

Sipas studimeve, dy nga tre persona në Europë do të humbasin jetën nga moti ekstrem nga vitet 2071- 2010, në ndryshim nga fillimi i shekullit ku vdekjet e shkaktuara nga moti ishin 1 në 20-të.

Pritet që numri i viktimave të shkaktuara nga përmbytjet në vendet bregdetare të shkojë nga 6 në vit në fillim  të shekullit në 233 në vit në përfundim të tij.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti