Ditët e fundit vendi është përfshirë nga moti i acartë. Si pasojë e motit të keq, rrugët e kryeqytetit janë përfshirë nga ngrica duke bërë që punonjësit e Bashkisë të nisin punën për mbajtjen hapur të rrugëve në zonat rurale, duke hedhur kripë dhe skorje. 

Gjatë natës, punonjësit bashkë me automjetet e vëna në dispozicion nga Bashkia kanë hedhur kripë jo vetëm në zonat rurale, por edhe në rrugët brenda kryeqytetit për të shmangur rrezikun e rrëshqitjes së automjeteve e të qytetarëve. Rruga “Lord Bajron”, “Don Bosko”, Shkozë  janë disa prej zonave ku Bashkia ka ndërhyrë gjatë gjithë orëve të mbrëmjes. 

Në një kohë që temperaturat shkojnë nën zero, punonjësit e Bashkisë kanë bërë të mundur që rrugët në zonat rurale të jenë të kalueshme për automjetet.