Policia e Shtetit gjatë ditëve të fundit iu ka ardhur në ndihmë në të gjithë vendin personave të pastrehë,ndërmjet tyre gra dhe fëmijë, të cilëve u rrezikohej jeta nga të ftohtit.
Në përmbushje të detyrës prioritare, Policia e Shtetit në shërbim të komunitetit, e veçanërisht në shërbim të atyre në nevojë, në të gjithë vendin iu ka ardhur në ndihmë 76 personave të pastrehë.
Në Tiranë Patrullat e Përgjithshme kanë ndihmuar duke i sistemuar në qendrat sociale rreth 50 qytetarë të pastrehë.
Në Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe, janë ndihmuar 26 shtetas, të cilët janë sistemuar në ambjentet e Komisariateve të Policisë, ku trajtohen me ushqim e fjetje nga efektivat e këtyre Komisariateve dhe konkretisht:
Në Shkodër 4 persona, në Dibër 2 persona, në Durrës 6 persona, në Elbasan 6 persona, në Berat 2 persona, në Vlorë Sarandë e Delvinë 6 persona.
Policia e Shtetit do jetë përherë e gatshme për të ndihmuar njerëzit në nevojë.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com