Ndërkohë përmbytje janë raportuar në tokat bujqësore por edhe në rrugë nacionale, urbane e rurale. Në shumë zona, energjia elektrike u ndërpre prej mbrëmjes së të hënës kur nisi dhe stuhia, për t'u rikthyer pas orës 16:00, ditën e sotme.
Si pasojë e motit të keq është pezulluar procesi mësimor për sot dhe nesër nga Ministria e Brendshme dhe ajo e Arsimit.
Problematike paraqitet situata në Tiranë, Durrës, Lezhë dhe Fushë Krujë, ku rezultojnë të përmbytura disa lagje, ndërsa ka vështirësi edhe në qarkullimin e automjeteve.
Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë edhe përmbytjen e autostradës Tiranë-Durrës. Siç duket edhe nga fotot, autostrada ka prezencë uji deri në disa centimetra. Kjo situatë ka sjellë edhe vështirësi në lëvizjen e automjeteve, ndërsa qarkullimi i tyre është devijuar në rrugën dytësore.
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri bëri të ditur se deri në orën 16:00 janë mbi 100 familje të evakuuara. Ndërkohë ministri Panariti paralajmëroi se priten orë të vështira, me reshje të dendura, gjatë mbrëmjes.
E mori rrjedha, mbytet 44-vjeçari në Klos
Moti i keq që ka pushtuar vendin prej disa orësh me shi e stuhi shënoi mesditën e sotme, viktimën e parë.
Policia e Rrëshenit bëri me dije se shtetasi Xhevahir Ndoi, 44 vjeç është rrëmbyer nga rrjedha e ujit teksa udhëtonte me automjetin e tij tip, fuoristradë
Banorë të fshatit Plan i Bardhë të Klosit raportojnë për Shqiptarja.com se kanë parë një fuoristradë që është rrëmbyer nga rrjedha e ujit të një përroi të tejfryrë ditën e sotme si pasojë e reshjeve të rëna.
Ata thonë se kanë parë automjetin të rrotullohej brenda rrjedhës së ujit por nuk kanë parë drejtuesin e mjetit të dilte prej tij.
Dyshohet se trupi mund të ketë përfunduar në lumin e Matit.
Era e fortë shkëput llamarinën nga çatia, godet për vdekje 50-vjeçarin
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në qytetin e Këlcyrës pasi është goditur në kokë nga llamarina e çatisë së shtëpisë si pasojë e erës së fortë. Viktima Kastriot Spahiu, 50 vjeç nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra në kokë. Policia ndodhet në vendngjarje ku po kryen të gjitha hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lumi i Tiranës nxjerr një kufomë
Lumi i Tiranës ka nxjerrë në breg trupin e pajetë të një 80-vjeçari. Shqiptarja.com mëson se trupi i pajetë i shtetasit Bajram Lala është gjetur në bregun e Lumit të Tiranës në Babrru rreth orës 14:30.
Mësohet se 80-vjeçari kishte dalë në mëngjes për të kullosur delet, por është rrëmbyer nga rrjedha e furishme e lumit dhe ka humbur jetën.
Forcat Ajrore shpëtojnë foshnjën dhe familjen e saj në Burrel
Forcat e Armatosura vijojnë me intensitet të lartë ndërhyrjen në të gjithë vendin, në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytja për evakuimin dhe shpëtimin e tyre.
Rreth orës 15:00 sapo përfundoi me sukses të plotë operacioni i kërkim-shpëtimit në Burrel me helikopterin “Cougar”me gjashtë persona në bord.
Efektivët e Forcës Ajore kanë mundur të shpëtojnë familjen Gjetani në fshatin Lis në Burrel, përkatësisht një grua shtatzënë (Nertila Gjetani) dhe fëmijën tjetër të saj, vajzën tre vjeçe.
Bashkëshorti i saj dhe të dy prindërit e tij nuk kanë pranuar të evakuohen nga banesa, me gjithë insistimin e ushtarakëve në këtë operacion.
Aktualisht FA po bëjnë evakuimin e familjeve me probleme në zonën e Fushë Krujës, ku janë aktivizuar 20 forca, mjete të kalueshmërisë së lartë si dhe motorbarka shpëtimi.
Në Tiranë, në zonën e Urës së Babrusë po punojnë 10 trupa, mjete dhe motorbarka shpëtimi.
Ndërhyrje ka dhe tek Pallati me Shigjeta me 10 forca, motopompa dhe mjete të tjera shpëtimi, si dhe në zonën e “City Park” me 10 forca dhe mjete zjarrfikëse.
Ndërkohë që në qarkun e Lezhës Forcat e Armatosura kanë ndërhyrë që në orët e para të mëngjesit me mbi 50 trupa ushtarake, motogjeneratorë të fuqishëm, motopompa, mjete të kalueshmërisë së lartë dhe mbi 500 thasë me rërë.
Efektivët e FA janë të pranishme dhe të gatshme për të ndërhyrë në të gjithë territorin e vendit, ku lind nevoja për operacione kërkim-shpëtimi në këtë situatë përmbytjeje nga shirat e shumta.
Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë ju bëjnë apel të gjithë qytetarëve shqiptarë që t’i përgjigjen nevojës dhe mbështetjes për lëvizjen e tyre në mënyrë që të shamngin humbjen e jetëve njerëzore.
(Moment nga shpetimit i anetareve te familjes ne Burrel)
Mblidhet në kryeministri shtabi operacional për emergjencat
Situata nga përmbytjet në të gjithë vendin
Ora 23:55- Tropojë, burim uji brenda shtëpisë, rrezikohet familja
Deputetja e PD për Tropojën ka postuar një video duke treguar rrezikon që paraqet për një familje një burim uji që ka dalë brenda shtëpisë.
“Banorët e familjes Sinani në Gri, të dëmtuar por edhe të rrezikuar nga casti në cast pasi shtëpia e tyre është pushtuar nga uji si burim i brendshëm” shprehet Mimoza Hajdarmataj.
Ora 21:55- Pritet të dalin nga shtrati lumenjtë e mëdhenj
Reshjet që priten këtë javë rrezikojnë të nxjerrin nga shtrati nga datat 8 deri në 10 nëntor lumenjtë e mëdhenj, si Buna, në varësi të shkarkimeve nga HEC-et, Drini i Lezhës, Mati, Erzeni, Shkumbini, Semani dhe Vjosa.
Ora 21:45 - Autobusi përmbyset në rrugë
Rreth orës 21:00 të mbrëmjes së sotme një autobus i linjës Tiranë-Kukës, me targa AA 346 AC, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në aksin rrugor Thumanë – Fushë- Krujë, në afërsi të fshatit Derven.
Mësohet se për shkak të reshjeve të shiut autobusi ka rënë në ujë. Të gjithë pasagjerët kanë dalë nga autobusi dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Efektivët e Policisë, Zjarrfikësja dhe Ambulanca janë në gatishmëri të plotë.
Ora 21:40 - Premçi: Shkolla 'Gramoz Palushi' është hapur për familjet e evakuuara
Kreu i Emergjencave Civile bëri të ditur në një komunikim telefonik në Report TV se shkolla 'Gramoz Palushi' në Tiranë është hapur për të strehuar familjet që janë evakuuar, pasi banesat e tyre janë përmbytur.
Premçi deklaroi se zonat më problematike janë përgjatë lumit të Tiranës, ku janë evakuuar të gjitha familjet në rrezik. Përveç shtëpive, në këto zona u shkaktuan dëme të mëdha edhe në biznese.
Ora 21:00 - Identifikohet trupi i pajetë në lumin e Tiranës
Lumi i Tiranës ka nxjerrë në breg trupin e pajetë të një 80-vjeçari rreth orës 14:30. Shqiptarja.com mëson se trupi i pajetë i shtetasit Bajram Lala është gjetur në bregun e Lumit të Tiranës në Babrru.
80-vjeçari kishte dalë në mëngjes për të kullosur delet, por është rrëmbyer nga rrjedha e furishme e lumit dhe ka humbur jetën. I moshuari u identifikua nga djali i tij.
Ora 18:30- Admir Abrija, Drejtor i Njësive Administrative të Tiranës në një intervistë për Report Tv ka folur për situatën në Bovillë
Admir Abrija, Drejtor i Njësive Administrative të Tiranës në një intervistë për emisionin 45 Minuta në Report Tv ka folur për situatën në Bovillë. Ai u ka bërë thirrje të qytetarëve që për këto dy ditë të përdorin me kursim ujin pasi është ulur kapaciteti i prodhimit për të parandaluar bllokimin e filtrave.
“Është ulur kapaciteti i prodhimit të ujit të pijshëm që të parandalohej bllokimi i filtrave. Ju bëjmë thirrje qytetarëve të Tiranës ta përdorin ujin me kriter këto orë. Ai ujë që përdoret është në parametra të sigurta por thjeshtë impianti nuk mund të punojë në kapacitet të plotë”, u shpreh ai.
I pyetur nëse ka prurje që mund ta rrezikojnë Bovillën, Abrija është shprehur: “Kjo situatë ndodh sa herë që ka reshje me intensitet të lartë, por sot depozitat janë plot dhe nuk kemi probleme me ujin e pijshëm. Ne duam që të ndajmë me publikun atë që realisht ndodh atje, ata duhet të jenë të kujdesshëm me përdorimin e ujit së paku për 48 orë”.
Ora 18:20- Panariti: Gjatë natës priten orë të vështira, probleme edhe në jug
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti bëri të ditur në një komunikim telefonik në Report TV se nga mesi i natës priten sërish reshje shiu dhe problemet do të spostohen edhe në jug të vendit, kryesisht në Fier, Vlorë dhe Gjirokastër dhe Sarandë.
"Jam në Mamurras ku situata paraqitet tejet e rënduar. Për momentin ka një ndalim të reshjeve por nga mesi i natës e në vazhdim priten reshje të reja. Fronti do të spostohet në qendër jug. Në këto zona po qëndrohet në gatishmëri. Pritet që situata më e rëndë të jetë pas orës 12.
Presioni i ujërave ka qenë jashtëzakonisht i madh dhe tashmë po ndërhyhet në të gjitha mënyrat për tu marrë masa. Po bëhet mkasimaaja në Lezhë dhe Tale.
Gjatë natës priten orë të vështira por ne jemi në gatishmëri për të evakuuar të gjithë ata që janë në rrezik pavarësisht se mund të refuzojmë. U shprehim ngushëllimet familjeve për humbjet e rënda dhe shpresojmë që në orët në vijim të mos kemi më humbje."- deklaroi Panariti.
Ora 17:55 - Çahet argjinatura në Kurbin, dhjetëra banesa në rrezik
Çahet në dy vende argjinatura në zonën e Kurbinit duke vënë në rrezik dhjetëra banesa në Gurrëz.
Ora 17:30 - Dervishaj inspekton punimet te Shkëmbi i Kavajës
Ministri Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj inspektoi punimet nga firma kontraktore për hapjen e rruges te Shkëmbi i Kavajës, ku si pasojë e rreshjeve pati probleme në qarkullim.
Dervishaj tha se problematike mbeten akset e veriut, ku përveç rreshjeve ka patur edhe rrëshqitje dherash.
Ministri Dervishaj deklaroi se po punohet nga gjithë strukturat e ministrisë dhe firmat kontraktore për të normalizuar situatën.
Ai i bëri thirrje firmave te angazhohen me mjete dhe punonjës shtesë për të përballuar situatën.
Dervishaj shtoi se situata po ndiqet edhe në porte dhe ujësjellësa.
17:10- Emergjencat Civile, masat dhe situata - ora 17:00
Emergjencat Civile në gjithë vendin kanë angazhuar mbi 3.500 forca të strukturave zjarrfikëse, emergjencave, ushtarake, të Policisë së Shtetit dhe njësive vendore. Gjithashtu janë 70 mjete të vëna në dispozicion për situatën, si dhe 1 helikopter.
QARKU TIRANË
Në lagjen Lura të Bashkisë Kamëz, një banor ende i paidentifikuar, ka ndërruar jetë pasi rrëshqiti në lumin e Tiranës. Trupi i tij u nxor nga polumbarët e repartit RENEA.
Situata përgjatë lumit të Tiranës nga Babrruja deri në Laknas është përmirësuar pas rënies së prurjeve.
Deri tani janë evakuuar 80 familje.
Ura e Lugut pas Institutit Bujqësor të Kamzës është dëmtuar nga prurjet e lumit të Tiranës.
Autostrada Tiranë-Durrës është hapur në njërin krah, ndërsa në drejtimin tjetër kalimi është devijuar në rrugën dytësore.
QARKU DIBËR
Në bashkinë Klos shtetasi Z.N., 40 vjeç nga fshati Plan, hyri me makinë përmes rrjedhës së përroit të fshatit dhe prurjet e mëdha e morën me vete mjetin duke u mbytur.
Në shatin Myzë njësia administrative Lis, bashkia Mat si rezultat i prurjeve të Lumit Mat, u evakuua një familje me anë të helikopterit.
QARKU LEZHË
Në bashkinë Mirditë është dëmtuar unaza e qytetit të Rrëshenit, e cila është jashtë funksionit si pasojë e prurjeve të lumit Zme.
Janë hapur portat e Hidrocentraleve të Shkopetit dhe Ulzës.
QARKU KUKËS
Aksi rrugor Dushaj-Lekbibaj është hapur nga firma kontraktore pasi ishte bllokuar nga rrëshqitjet e gurëve dhe dherave.
I bllokuar vijon të mbetet aksi rrugor Bajram-Curri Valbonë, në të cilin po punohet. Në fshatin Ujmisht është shembur ura mbi lumin Bushtricë.
QARKU GJIROKASTËR
Në fshatin Zhepe Njësia Administrative Çarshovë bashkia Përmet, era ka rrëzuar urën pasarele që lidh fshatin me qytetin duke e izoluar këtë zonë.
Në qarqet e tjera nuk ka situata problematike.
Ora 17:00- Lezhë, mblidhet Shtabi i Emergjencave
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla po drejton mbledhjen e Shtabit e Emergjencave në Lezhë, ku kreu i Bashkisë Fran Frrokaj ka dhënë alarmin për çarjen e argjinaturës së Matit në njësinë administrative Shenkoll.
Sipas kryebashkiakut të Lezhës, çarja e argjinaturës rrezikon dhjetëra banesa në zonën e Alkut, ku kërkohet ndërhyrje emergjente.
Argjinatura rrezikon të çahet edhe në zonën e Kurbinit, duke vënë në rrezik dhjetëra banesa në Gurrëz.
Ora 16:40 OSHEE: Jane riparuar te gjitha defektet
Bazuar në informacionin e orës 16:00, ju njoftojmë se janë riparuar të gjitha defektet në n/stacionet 110/35/20/6 kV dhe linjat e tensionit të lartë 35 kV.
Theksojmë se në zonat Fier, Vlorë, Gjirokastër, Korcë dhe Berat ku shpejtesia e erës vazhdon me shpejtësi, OSHEE ka stakuar energjinë për efekt të sigurisë teknike në rreth 54 % të fiderave me linja ajrore.
Gjeni ju lutem bashkalidhur, njoftimin mbi situatën më të fundit të furnizimit me energji elektrike në vend.
Ora 16:00 - Panariti niset urgjent drejt Lezhës
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti është nisur urgjent drejt Lezhës, për të parë nga afër situatën dhe për të inspektuar zonën e hidrovorit të Drojes.
Ora 15:50 - Tahiri: 100 familje të evakuuara
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri inspektoi masat për përballimin e situatës së krijuar nga reshjet e rëna orët e fundit, në zonën e Babrrusë në Tiranë. Ministri Tahiri bëri të ditur se deri tani janë mbi 100 familje të evakuuara.
Si paraqitet situata? Jeni në terren dhe media raporton të paktën 3 viktima nga ky bilanc.
Së pari më lejoni të them që është një situatë e vështirë për shkak të kushteve të motit, por që nuk na gjeti të papërgatitur. Që në datë 4 janë ngritur Shtabet e Emergjencës në çdo qark të vendit. Prefekti dhe të gjitha institucionet kanë marrë masat paraprake për të parandaluar çdo ngjarje të rëndë.
Në dallim nga të gjitha herët e tjera, të gjitha institucionet janë në gatishmëri të plotë për të marrë çdo masë, në mënyrë që infrastruktura strategjike, kritike dhe të gjitha institucionet që kanë kontribut themelor në garantimin e jetëve dhe shëndetit të njerëzve të jenë aty, në çdo cep të Shqipërisë, për të bërë gjithçka që është e mundur për të përballur një situatë të shkaktuar nga reshje në fakt të pazakonta.
Gjithsesi, në momentin që flasim, janë dy qytetarë që kanë humbur jetën.
Njëri në Tiranë, dhe strukturat përkatëse po punojnë për të gjetur shkakun por besojmë të jetë si shkak i përmbytjes. Dhe një qytetar tjetër në Qarkun e Dibrës, i cili ka neglizhuar thirrjet e vazhdueshme të Emergjencave Civile, institucioneve përkatëse, Policisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme për të shmangur aq sa është e mundur lëvizjet e panevojshme, dhe me sa kuptojmë (tani për tani gjithçka është në zhvillim e në hetim e sipër) ka kërkuar të kalojë lumin me makinë.
Gjithsesi kjo është situata paraprake. Ajo që është e rëndësishme është që është një situatë e vështirë që duhet përballuar bashkë me qytetarët. Unë gjej rastin t’i falënderoj për mirëkuptimin.
Gjej rastin t’i falënderoj për ndihmën: janë mbi 7 mijë telefonata në gjithë Shqipërinë për situata emergjence. Ashtu siç gjej rastin t’i falënderoj për ndihmën që i kanë dhënë njëri-tjetrit në situata të tilla të pazakonta dhe të vështira për të gjithë ne.
Institucionet janë në gatishmëri të plotë. E gjithë qeveria është në gatishmëri të plotë.
E gjithë Policia e Shtetit në gatishmëri të plotë. Çdokush që mund të japë kontribut në këtë kuadër është në krye të detyrës që prej datës 4 për t’u përballur me këtë situatë. Me rekomandim të Emergjencave Civile Ministria e Brendshme ka kërkuar pezullimin e mësimit për të gjithë sistemin arsimor në Republikën e Shqipërisë për të shmangur situatat të vështira me fëmijët dhe nxënësit. Në qoftë se situata do të vazhdojë kështu do kërkojmë që pezullimi i arsimit të vazhdojë dhe për nesër.
Për ne është e rëndësishme sot, në këtë moment, garantimi i jetës dhe shëndetit të qytetarëve shqiptarë, në çdo cep të Republikës së Shqipërisë. Më pas, kemi filluar që tani, me strukturat përkatëse të Emergjencave Civile, të Policisë së Shtetit, Zjarrfikëseve, të Njësive Vendore, të Prefekturave. Kemi filluar me evidentimin paraprak të dëmeve në banesa, në pasuri, gjënë e gjallë, për qytetarët në çdo bashki dhe në çdo komunë.
E ritheksoj është një situatë e pazakontë që nuk na gjeti të papërgatitur. Qeveria është në gatishmëri, institucionet janë në gatishmëri, Shtabet e Emergjencave janë në gatishmëri. Po përballohet deri tani situata. Fatmirësisht duket që po shkojmë drejt përmirësimit. Por, në rast se shkojmë me kushte të rënduara të motit, patjetër që gjithçka do jetë në vlerësimin tonë maksimal, për të garantuar që, - dhe kjo është më themelorja, - të mos kemi humbje të jetës apo dëmtim të shëndetit të qytetarëve.
Z. Tahiri disa kohë më parë keni folur që, fondi i emergjencave është i ulët dhe i pamjaftueshëm në raste situatash të atilla? Sot ndodhen këto para për të përballuar situatën?
Unë kam folur disa kohë më parë për gjendjen e Rezervave të Shtetit. Dhe sot janë në gjendjen e tyre më optimale, për të garantuar në të gjitha situatat e mundshme, ose të paktën për të shmangur mungesat themelore në lidhje me situatën e emergjencave. Nuk jemi fare aty, nuk është kjo situata.
Pra, nuk jemi para një emergjence të shpallur. Është një situatë kritike, shqetësuese për disa zona të vendit. E ritheksoj, ne ishim të përgatitur, kjo edhe nga pikëpamja e parashikimit dhe masave paraprake për të parandaluar çdo ngjarje.
Unë dua edhe njëherë t’i bëj thirrje qytetarëve, në të tilla situata të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të kursejnë veten, vetëm për lëvizje që janë absolutisht të domosdoshme.
Në këto situata kërkohet kontributi i të gjithë atyre që mund të shërbejnë për të garantuar shëndetin dhe jetën e tyre dhe pastaj të familjes së tyre. Në këto raste nevojitet që të gjithë qytetarët të kuptojnë se, situata të tilla kritike për shkak të kushteve të pazakonta të motit, kërkojnë kontributin e të gjithëve.
Ndaj dua t’i falenderoj edhe njëherë të gjithë qytetarët që kanë njoftuar në numrin e emergjencës, ashtu siç dua të falënderoj të gjithë ata të tjerët që kanë dhënë kontribut konkret për të përballuar këtë situatë. Gjendja e vështirë vazhdon. Dhe me të kaluar momenti i emergjencës, patjetër duhet të merremi edhe me vështirësitë që le pas apo me problemet që mbeten pas.
Ju e patë, edhe këtu ka probleme që kanë të bëjnë me përmbytjen e shtëpive dhe po kështu, përmbytjen e bizneseve.
Strukturat vendore, prefekturat, strukturat e policisë, emergjencave civile, të gjithë bashkë janë angazhuar dhe do angazhohen menjëherë pas përfundimit të situatës së emergjencës për evidentimin e problematikave për shuarjen e problemeve që mund të kenë lindur për shkak të përmbytjes.
Por duhet ta bëj të qartë, kjo është një situatë që sa vjen për shkak të motit, aq vjen edhe për shkak të gabimeve historike që kemi bërë lidhur me zhvillimin urban dhe me sjelljen në raport me natyrën. Ndaj ne duhet të mbajmë mbi kurriz këtë barrë historike duke bërë gjithçka është e mundur për t’u përgatitur që të bëjmë maksimumin të shmangim pasojat në shëndet dhe akoma më keq në jetën e njerëzve.
A ka zona më problematike për të zhdëmtuar deri tani dhe ku janë ato?
Po, Emergjencat Civile kanë bërë publike të gjithë listën e zonave problematike. Tani është pjesa më e madhe drejt normalizimit, në rast se moti nuk ka përkeqësim. Parashikimi është që të ketë përkeqësim të motit në orët në vazhdim dhe gjatë natës. Ndaj duhet të jemi të gjithë të kujdesshëm të bëjmë gjithçka është e mundur për të garantuar shëndetin dhe jetën fillimisht dhe pastaj pasurinë dhe gjënë e gjallë, patjetër.
Por në këto momente që flasim situata është disi më e stabilizuar. Mbetet për t’u parë në orët në vijim. Moti është më kapriçioz sesa njerëzit. Ndaj na duhet që të jemi të gjithë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm.
Unë i ftoj qytetarët që të bëjnë kujdes dhe të lajmërojnë pranë numrave të emergjencës për çdo shqetësim që mund të kenë. Është e rëndësishme që të punojmë të gjithë bashkë për të përballuar situata të jashtëzakonshme që shkojnë përtej limiteve që ka çdo qeveri, në çdo vend të botës, për t’i administruar. Këto i bëjmë të gjitha bashkë.
Keni menduar për evakuime në raste të rrezikut?
Në momentin që flasim janë mbi 100 familje të evakuuara. Dhe Policia e Shtetit, strukturat e emergjencës, ushtria janë të gjitha të angazhuara për të evakuuar çdo familje që gjendet në rrezik. Dhe në momentin që flasim ka familje që evakuohen. Kjo varet nga kushtet, varet nga gjendja e emergjencës dhe rrezikut në momentin e caktuar.
Janë mbi 100 familje të evakuuara dhe kjo është për të shmangur çdo rrezik potencial. Gjithsesi mbetet për t’u vlerësuar në vazhdim. Unë këshilloj qytetarët të mos neglizhojnë asnjë lloj situate rreziku në raport me veten dhe në raport me fqinjët.
Ora 15:55 Hapin portat HEC-et e Ulzes
Situata e rënduar e reshjeve ka detyruar të hapen portat shkarkuese në Hidrocentralet e Ulzës dhe Shkopetit.
Por për Prefektin e Shkodrës Paulin Radovani, shkarkimet masive në Drin mund të vënë në rrezik përmbytjeje Shkodrën. Ndërkaq me një situatë tepër të vështirë është përballur edhe OSHEE, e cila është detyruar të shkëpusë energjinë në shumë qytete për shkak të përmbytjes së kabinave elektrike.
Nga HEC-i i Vaut të Dejës, portat janë hapur por KESH po redukton përmbytjet sepse po redukton sasinë e ujit që duhet të kalonte natyralist në kaskadën e Drinit.
HEC-i i Fierzës ende nuk është hapur dhe pritet të qëndrojë në këto norma dhe në orët në vijim.
Ora 15:44 - Lumi Mat rrezikon të dalë nga shtrati
Lumi Mat ka nisur të krijojë probleme në zonën e Alkut, në njësinë administrative të Shenkollit në Lezhë. Për shkak të prurjeve të shumta dhe rritjes së nivelit të ujit, lumi rrezikon daljen në dy pika.
Aktualisht janë dy ekskavatorë të Bashkisë Lezhë që po punojnë për të mbajtur argjinaturën, por situata vijon të mbetet problematike. Në zonë kanë zbritur edhe emergjencat civile të Bashkisë për të evidentuar nëse ka nevojë për evakuim banorësh.
Ora 14:30 Nuk kalojnë dot rrugën me ujë, banorët mbajnë në krahë fëmijët
Disa orë shi dhe kjo është situata në zonën e Shkozës, tek zona e ish-Uzinës Autotraktor. Uji ka vërshuar në rrugë dhe ka qenë i pamundur kalimi normal në rrugë i fëmijëve që sapo kishin mbyllur shkollën. Ja ku vihet re një banor që mban në kurriz fëmijët dhe i ndihmon të kalojnë rrugën.
Ora 14:00 Rikthehet energjia ne disa zona
OSSHE: Nga informacioni i ores 12:30, ju njoftojme se është vendosur në punë linja L30-59 Kalimash – Krumë dhe ka marrë energji n.stacioni i Krumës rreth orës 12:25.
Të gjitha zonat që mbulohen nga ky n.stacion furnizohen normalisht me energji. Në punë është vënë dhe n/stacionin Mollas dhe zonat që morën energji janë: Komuna Mollas, Fshatra të komunës Mollas,
Antenat telecom Ersekë, Fshatra te Ish Komunave Clirim dhe Vithkuq, Hec Trecka.
Energji ka marrë dhe linja 35kv L30-44 Babicë-Smokthinë që furnizon me energji zonat: Lepenicë, Brataj, Tërbac, Mesaplikë, Hore, Vranisht, Gjorme, Gumenice, Sye Kuq, Brusnje, Kote, Ramice, Velce,
Verbase, Matogjinë, Boderi, Bashaje, Kuc, Bolenë, Heci ''Smokthine'', Heci'' Ftere'', Subjekti privat 35/0.4 kV ''Inerte''.
Ora 13:30 Lumi i Tiranës nxjerr një kufomë
Lumi i Tiranës nxjerr një kufomë të moshës 40-50 vjeç.
Ora 13:25 Era e fortë shkëput llamarinën nga çatia, godet për vdekje 50-vjeçarin
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në qytetin e Këlcyrës pasi është goditur në kokë nga llamarina e çatisë së shtëpisë si pasojë e erës së fortë.
Viktima Kastriot Spahiu, 50 vjeç nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra në kokë.
Policia ndodhet në vendngjarje ku po kryen të gjitha hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ora 13:18 Përmbytje në Shkodër, Drini del nga shtrati në Harkun e Bërdicës
Përmbytje janë shënuar edhe në Shkodër. Hapja e portave të kaskadës së Drinit ka sjellë daljen e lumit në vendin e quajtur Harku i Bërdicës.
Ora 13:10 Bllokohen disa makina ne Qafe Kashar
Një incident është shënuar në Qafë Kashar, në autostradë si pasojë e motit të keq. Një automjet tip golf, një fuoristradë dhe një autobus janë bllokuar në rrugën plot me ujë.
Ora 13:02 Majko: Duhen investime në Tiranë për të parandaluar përmbytjet
Deputeti socialist, Pandeli Majko, u shpreh nga njësia nr.5 në kryeqytet, se nevojiten investime në Tiranë për të parandaluar përmbytjet.
Gjatë një lidhje telefonike për Report Tv, Majko tha se në zonën e tij të gjitha forcat janë në gatishmëri.
"Problem është pjesa e lumit të Lanës në zonën e Pallatit me Shigjeta, ku lumi vjen në formën e hinkës, duke u ngushtuar. Duhen investime në disa zona specifike për të shmangur përmbytjet", tha Majko.
Ora 12: 50 Basha: Rama të lerë shfaqjet televizive të zbresë në terren
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të zbresë në terren për të koordinuar punën për t'i ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga përmbytjet.
"Po ndjekim me vëmendje dhe shqetësim të madh situatën e krijuar në vend si rezultat i përmbytjeve masive në të gjithë vendin. Kam kontaktuar me përfaqësuesit e PD në zonat më të goditura, gjendja vazhdon të jetë shumë e rëndë. Prioritet për ne është ruajtja e jetëve njerëzore, por për fat të keq është shënuar viktima e parë në Klos. I bëj thirrje kryeministrit t'i japë fund shfaqjeve live, dhe të nisë menjëherë masat lehtësuese. Situata klimatike është paralajmëruar prej disa ditësh nga Ministria e Brendshme, por nuk është marrë asnjë masë", u shpreh Basha.
Ai e cilësoi tragjike e një jete njerëzore nga përmbytjet në rrethin e Matit.
"Humbja e një jete njerëzore është shumë e trishtë. Rama të lerë shfaqjet dhe të zbresë në terren. Të dislokohen të gjitha mjetet, ushtarake dhe civile, në ndihmë dhe mbrojtje të qytetarëve. Opozita, në të gjitha planet, është dhe do të jetë në krah të përpjekjes për të ndihmuar popullatën civile. Të largohet nga kamerat e të jetë në terren për të koordinuar punën në ndihmë të qytetarëve", theksoi Basha.
Ora 12:40 Një familje me 5 anetare bllokohet nga uji, nderhyjne Forcat Ajrore me helikopter
Forcat Ajrore kanë nisur me urgjencë një Helikopter “Cougar” në Burrel për shpëtimin e një familjeje me pesë anëtarë të bllokuar nga përmbytja. Familja e Medi Xhetanit në Myz të Njësisë Administrative, Lis është në mes të lumit. Uji po i afrohet banesës që shihni në foto. Familjarët janë brenda ndërsa nuk mungon apeli për ndihmë nga ana e tyre. Forcat e Ushtrisë janë gati për të ndërhyrë.
[gallery]19545[/gallery]
Ora 12:30 Bordi i Kullimit në Veri: Jemi të painformuar për shkarkimet nga HEC-et
Drejtuesit e hidrocentralëve mbi Lumin Drin, duhet të përfshijne edhe Bordin e Kullimit në Veri për ta informuar mbi nivelin e shkarkimeve nga këto HEC-e.
Ky shqetësim është ngritur nga Drejtori i Bordit të Kullimit për Veriun, Petrit Gjoni, sipas të cilit ka mungese komunikimi me drejtuesit e hidrocentralëve.
Gjoni thotë shkarkimet e medha në këtë periudhe me intensitet të lartë reshjesh do të sjellë probleme të medha për zonen e Shkodres.
Drejtori i Bordit të Kullimit në Veri Petrit Gjoni ka bërë një rezyme të situates, ndërsa ka deklaruar se të gjithë hidrovoret janë në gadishmeri të plotë dhe se situata po mbahet nën kontroll.
Ai ka evidentuar problematike situaten në kanalin shkarkues të Zejmenit qe pengohet nga superstrada si dhe prurjet e shumta të Lumit Kir në Shkoder, per të cilin sipas Gjonit do të këte ndërhyrje vetëm vitin e ardhshëm.
Ora 12:11 Niveli i ujit në autostradë 60 cm, automjetet dy orë të bllokuara
Niveli i ujit në autostradën Tiranë-Durrës arrin deri në 60 cm. Report Tv ka kontaktuar disa prej drejtuesve të automjeteve të bllokuar në autostradë. Ata shprehen se ndodhen aty prej më shumë se 2 orësh, në pritje të lirimit të rrugës.
"S'na kanë njoftuar kur do hapet rruga. Kemi këtu më shumë se 2 orë që presim", u shpreh një prej drejtuesve të mjeteve.
Ndërkohë, mjetet e drejtorisë së Rrugëve po punojnë për hapjen në disnivel të rrugës me qëllim largimin e ujit.
Pas përmbytjes së autostradës, policia devijoi trafikun në drejtim të Durrësit për nga rruga e vjetër, ajo e Ndroqit.
Niveli i ujit në autostradë arrin rreth 60 cm dhe situata më problematike paraqitet në aksin e autostradës nga Kthesat e Kasharit në drejtim të Vorës.
Ora 12:35 Shënohet një viktimë nga moti i keq
Mbytet nje person ne Bashkine e Klosit, e rrembeu rrjedha e ujit. Dyshohet se nje person eshte rrembyer nga rrjedha e ujit, por trupi i tij rezulton ende i zhdukur. Burimet thone se ai eshte identifikuar si shtetasi Xhevahir Ndoi, 40 vjec. Banorë të fshatit Plan i Bardhë të Klosit raportojnë për Shqiptarja.com se kanë parë një fuoristradë që është rrëmbyer nga rrjedha e ujit të një përroi të tejfryrë ditën e sotme si pasojë e reshjeve të rëna. Ata thonë se kanë parë automjetin të rrotullohej brenda rrjedhës së ujit por nuk kanë parë drejtuesin e mjetit të dilte prej tij. Dyshohet se trupi mund tekete perfunduar ne lumin e Matit.
Ora 12:25 Rama mbledh Zyrën Operacionale: Gjendja e pazakonshme
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Zyrën Operacionale, pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut gjatë 24 orëve të fundit.
Rama tha se gjendja është e pazakonshme, ndërsa shtoi se qeveria është angazhuar maksimalisht për të përballuar situatën.
"Gjendja është e pazakonshme nga reshjet. Reshjet vijojnë me intensitet e parashikohet të vazhdojnë. Angazhim për të përballuar situatën", u shpreh Rama
Në takimin e Zyrës Operacionale marrin pjesë kryeministri Edi Rama, ministrat e kabinetit qeveritar, drejtori i Emergjencave Civile, drejtori i OSHEE, Ardian Çela etj.
Kryeministri theksoi intensiteti i reshjeve do të vijojë, ndërsa kërkoi koordinim të punës mes institucioneve për t'i bërë ballë kësaj emergjence natyrore.
"Parashikimi i bërë nga qendra në Sllovaki, tregon për një situatë të veçantë për nga pikëpamja e rëndesës. Me rëndësi mbetet koordinimi dhe dua të falenderoj të gjitha strukturat që kanë ngritur dhe kjo është prova se kanë funksionuar të gjitha qelizat e këtij rrjeti që ne eksperimentojnë për herë të parë në kushte reale. Në orët e mbrëmjes do të kemi një komunikim tjetër këtu, pa penguar aspak punën secilit në terren. Duke iu kërkuar qytetarëve mirëkuptimin qoftë përsa u përket atyre segmenteve të rënduara nga rëniet e dherave dhe gurëve për shkak të reshjeve shumë të fuqishme. Qoftë përsa i përket ndërprerjeve të energjisë për arsye sigurie dhe situatave të caktuara në ato pak zona, ku është dashur ndërhyrja e trupave për të siguruar jetën e njerëzve. Ta përballojmë sa më me efikasitet këtë situatë", tha Rama.
Ndërkohë, drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, u shpreh se Shqipëria është vendi më i rrezikuar nga përmbytjet në rajon, për shkak të intensitetit të reshjeve. Ai tha se Emergjencat kanë marrë masat që në datën 4 të këtij muaji, për t'i bërë ballë kësaj situate.
"Shqipëria do të jetë vendi më i rrezikuar në rajon, për shkak të intensitetit të reshjeve. Kemi shpërndarë informacion për të gjitha ministritë, për situatën, në datën 4. Është përsëritur në datën 6. Në datë 7 e kemi ritheksuar edhe njëherë situatën,e kemi kërkuar ndihmën e policisë,
zjarrfikëses dhe forcave të ushtrisë", tha Prençi.
Ora 12:20 Rruga e Kombit, pastrohen dherat e gurët
Rruga e Kombit si pasojë e reshjeve që ende vazhdojmë është nën pushtetin e ujrave që bien nga skarpatet ndërkohe që ne disa segmente nga prania e mjegullës.
Shqiptarja.com mësojnë se në 24 orët e fundit në Morinë-Kukës-Kalimash ka patur vështirësi në qarkullimin e automjeteve për shkak të rrëshqitjes së dherave e gurëve dhe dëmtimit të sinjalistikës nga stuhitë dhe erërat, kompania mirmbajtëse ka angazhuar në rrugë për pastrimin e segmentit mjete dhe punonjës me numër më të madh dhe po mban nën kontroll situatën.
Aktualisht Rruga e Kombit është pastër, por rreziku i rënies se dherave dhe gurëve është prezent.
Këshillohen drejtuesit e automjeteve sidomos të Kosovës për kujdes pasi edhe lagështi.
Ora 12:15 Helikopter ne Burrel, per te shpetuar nje familje
Forcat Ajrore kanë nisur me urgjencë një Helikopter “Cougar” në Burrel për shpëtimin e një familjeje me pesë anëtarëe të bllokuar nga përmbytja.
Ora 12:10 Ushtria ne gatishmeri, nderhyn ne Lezhe e Fushe Kruje
Përmbytjet, ndërhyn Ushtria në Lezhë dhe në Fushë-Krujë Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit kanë sjellë edhe problemet e para të shkaktuara nga përmbytjet. Ministria e Mbrojtjes ka dërguar 30 trupa në qarkun e Lezhës, ndërkohë që janë në gatishmëri dhe 6 mjete të kalueshmërisë së lartë. Forcat e ushtrisë dhe mjetet janë gati për të ndërhyrë sipas kërkesave të qarkut Lezhë për evakum banorësh në zonat e rrezikuara nga përmbytjet. Ndërkohë që situata është problematike dhe në Fushë-Krujë ku janë tre familje në rrezik përmbytjeje, ndërsa janë duke mbërritur forcat e ushtrisë për evakuimin e tyre. Forcat e ushtrisë pritet të ndërhyjnë dhe në Derven pas daljes nga shtati të lumit Zezë dhe në Borizanë.
(Ushtria ne Lezhe)
Në Lezhë efektivë të Forcave të Armatosura janë duke punuar tek nënstacioni për të penguar rrjedhjen e ujrave në dy drejtime, në mënyrë që të evitohet përmbytja e qytetit. Ndërkohë që është vendosur një motopompë. Aktualisht po punohet edhe tek shkolla 9 vjeçare “Kosova” që ndodhet në qendër të Lezhës si dhe tek Konvikti i Shkollës së mesme Ekonomike.
Kështu që vijojnë të jenë në operacion në Lezhë 30 trupa të ushtrisë dhe 9 mjete të kalueshmërisë së lartë, gjithnjë në ndihmë të banorëve për shpëtimin dhe evakuimin e tyre.
Dhe në rrethin e Matit në qarkun e Dibrës janë në operacion efektivë të Forcave të Armatosura dhe 2 mjete të kalueshmërisë së lartë, në shërbim të Shtabit të Emergjencave Civile, në ndihmë të shpëtimit dhe të evbakuimit të qytetarëve. Ndërsa operacioni i ushtrisë për evakuimin e qytetarëve po vijon me të njejtin intensitet dhe në Fushë Krujë, në Borizanë dhe Derven, si dhe në zonat në periferi të Tiranës.
(Kamza sot, ora 11:00)
Ora 11: 30 Bashkia Tiranë: 1800 punonjës në terren në shërbim të qytetarëve
Nisur nga situata e krijuar për shkak të intensitetit shumë të lartë të reshjeve gjatë paradites së sotme, Bashkia e Tiranës gjen rastin t’u bëjë thirrje qytetarëve të saj që të ulin sa të shumë qarkullimin gjatë orëve në vijim, si dhe të shmangin frekuentimin e brigjeve të lumenjve në zonat periferike, që paraqesin rrezikshmëri.
Bashkia e Tiranës ka evidentuar të gjitha rrugët problematike dhe me mundësi të lartë për t’u bllokuar gjatë reshjeve të dendura të shiut, si dhe prej ditës së djeshme 1800 punonjës nga ndërmarrjet e rrugëve, pastrimit, kanalizimeve, ndriçimit, Policia Bashkiake, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Zjarrfikëset, kanë ngritur grupe të posaçme pune në terren, në shërbim të qytetarëve.
Aktualisht, situata në Tiranë përgjithësisht është nën kontroll, por ka disa zona të cilat paraqesin problematika për shkak të pranisë së shtuar të ujit. Situata është më e rënduar në zonat rurale, në Njësitë Administrative Zall Bastar dhe Zall Herr, me dëmtimin e disa urave, për shkak të prurjes së jashtëzakonshme të ujit nga përrenjtë dhe lumenjtë. Gjithashtu, nga 200 shkollat e Tiranës ka pasur problematika vetëm në 2 shkolla, ku është ndërhyrë menjëherë për përmirësimin e situatës.
Problematikë e shtuar shfaqet edhe në Njësinë Administrative 8, në zonën e Bregut të Lumit, i cili ka dalë nga shtrati. Bashkia e Tiranës po monitoron situatën, për të ndërhyrë edhe me evakuimin e banorëve aty nëse do të jetë e nevojshme.
Bashkia e Tiranës këshillon qytetarët që të shmangin qarkullimin në zonat e mëposhtme të qytetit:
- Ura e Shkozës, Njësia 1
- Zona e Selitës
- Zona e rr. Misto Mame
- Rr. Don Bosko
- Zona e Bregut të Lumit
Në raste emergjencash, ju lutemi të kontaktoni në numrin e emergjencave 112 ose me Administratorin e Njësisë tuaj Administrative.
Fushë Krujë
Del nga shtrati lumi Zezë, përmbytje në fshatin Derven, në lagjen "Bakusha Visha".
[gallery]19542[/gallery]
Ora 11:20, Lindita Nikolla: Transportim të sigurt nxënësve nëpër shtëpi
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ka sqaruar për Report Tv mënyrën sesi po transportohen nxënësit nga shkollat në drejtim të shtëpive, pas pezullimit të mësimit ditën e sotme, për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
Nikolli tha se shkollat kanë njoftuar prindërit dhe nxënësit po dërgohen nëpër shtëpi në kushte të plota sigurie.
"Kemi kërkuar nga institucionet arsimore, njoftimin e prindërve dhe dërgimin e nxënësve nga shkolla drejt shtëpive, në kushte të sigurisë së plotë. Na vijnë njoftime që shkollat po përmbushin me sukses këtë detyrë në kushtet e emergjencës. Vendimi vlen deri në një njoftim të dytë. Siguroj prindërit dhe gjithë familjet shqiptare, që ne do të operojmë në kushtet e sigurisë dhe vetëm kur të jemi të sigurt që kushtet e motit janë të pranueshme, do të vendosim çeljen e procesit mësimor", u shpreh Nikolla.
Nikolla theksoi se situata e emergjencës nuk do të cenojë procesin mësimor, pasi MAS do të programojë zëvendësimin e orëve të humbura në ditët në vijim.
Ora 11:11, Dervishaj mbledh Shtabin e Emergjencave
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj mbledh Shtabin e Emergjencave. Ministria po ndjek me vëmendje situatën. Ndërkohë, janë marrë masat dhe po punohet që levizja në akset kombetare të jetë pa probleme.
Ora 11:02, Panariti: Reshje deri në fundjavë, të përgatitemi për situatë më kritike
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti paralajmëroi përkeqësim të situatës nga përmbytjet në ditët në vijim, pasi sipas reshjet do të vijojnë deri në fundjavë. Gjatë një lidhje telefonike për Report Tv, Panariti deklaroi se duhet të përgatitemi për situatë edhe më kritike.
"Duhet të përgatitemi për një situatë më kritike. Kanalet e ujërave të larta janë të mbushura plot, por po e tërheqin ujin jashtë tokave bujqësore. Për momentin nuk kemi një situatë të rëndë, por shërbimi meteorologjik na paralajmëron që deri në fundjavë do të kemi një situatë të përkeqësuar. Për 24 orë kanë rënë 100 mm shi, gjë e pazakontë. Dhe shirat tani kanë marrë karakter tropikal, me shumë intensitet dhe mbetet për tu parë si do të vijojë situata më tej", u shpreh Panariti.
Ai i bëri thirrje qytetarëve qytetarët që t'i përgjigjen apelit të Shtabit të Emergjencave, nëse duhen evakuuar në ato zona ku ka rrezik real nga përmbytjet. "Qëllimi jonë është parandalimi i humbjeve të jetëve njerëzore. Nuk ka më të rëndësishme se jeta njerëzore, prandaj duhet të respektojnë të gjitha udhëzimet që vijnë nga Shtabet e Emergjencave", tha ministri i Bujqësisë.
Ora 10:50, Pezullohet mësimi në të gjithë vendin
Për shkak të situatës së emergjencës në vend me porosi te Ministrit te Brendeshem, Saimir Tahiri, Ministria e Arsimit ka pezulluar procesin mësimor në të gjithë vendin. Procesi i pezullimit do të vijojë deri në një urdhër të dytë.
Nderkaq Ministria e Arsimit dhe Sportit u bën thirrje institucioneve arsimore shtetërore dhe private, të bëjnë tepër kujdes në shpërndarjen e nxënësve në banesa. Mësimi u pezullua me vendim të Ministrisë së Arsimit, pas kërkesës së ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për shkak të reshjeve intensive të shiut dhe përmbytjeve të shkaktuar në disa zona.
Ora 10:40 MB thirrje qytetarëve: Evitoni lëvizjet gjatë ditës së sotme
Ministria e Puneve te Brendshme i kerkon gjithe qytetaret te evitojne maksimalisht levizjet diten e sotme.
Gjithashtu MPB ka kerkuar pezullimin e mesimit ne sistemin parashkollor dhe shkollor ne te gjithe vendin.
Pas situatës së krijuar për shkak të reshjeve, me urdhër të ministrit të Punëve të Brendshme pranë çdo Prefekture janë mbledhur Shtabet e Emergjencave të cilët po ndjekin gjendjen nga afër.
Situata paraqitet si më poshtë për çdo qark:
QARKU TIRANË
reshjet kanë krijuar problematikë në Autostradës Tiranë-Durrës, nënkalimin e Vorës dhe në nënkalimet nga Kthesën e Kasharit ku ujërat kanë arritur nivelin rreth 50 cm dhe kanë bllokuar rrugën. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për normalizimin e situatës. Policia rrugore ka bllokuar këtë pjesë të autostradës dhe lëvizja e automjeteve për në Durrës bëhet nga rruga Tiranë-Ndroq.
[gallery]19544[/gallery]
QARKU DIBËR
Gjatë 24 orëve ka pasur reshje shiu me intensitet të cilat kanë krijuar problematikë në fshatin Urakë, njësia administrative Rukaj, bashkia Mat, ku ujërat e lumit Drin i Zi kanë dalë nga shtrati duke rrezikuar 10 banesa, familjet e të cilave janë evakuuar. Në fshatin Urakë, Mat si pasojë e rritjes së nivelit të lumit, ka marrë me vete urën ( e telit) e këtij fshati. Nga ura e Matit deri në Suç, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut është bllokuar rruga nacionale, 3 mjete po punojnë për hapjen e rrugës. Fshati Muzhaç, Mat si pasojë e daljes nga shtrati i përroit të këtij fshati 15 familje rrezikohen të përmbyten. Në fshatin Batër e Madhe të njësisë administrative Komsi janë evakuuar 15 familje. Në qytetin Burrel 4 banesa dhe 3 biznese kanë prezencë uji
QARKU DURRËS
Si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë në disa lagje të qytetit ka pasur prezencë uji në katet e para të disa banesave kryesisht në lagjen nr.18 dhe nr.4. Punonjësit e ndërmarrjeve të bashkisë dhe Shërbimi Zjarrëfikës po punojnë me motopompa për të bërë të mundur tërheqjen e ujit dhe kthimin në normalitet të situatës.
Lumi Zezë ka dalë nga shtrati dhe kishte izoluar 3 familje, banuese në Njësinë Administrative Fushë-Krujë, të cilat janë evakuuar nga Forcat Zjarrfikëse të Krujës. Nga Batalioni i Mbështetjes Rajonale të Forcave të Armatosura janë dërguar në Fushë Krujë dy ekipe shpëtimi me varka për të ndihmuar familjet në nevojë.
Durrës
Probleme në shëtitoren "Taulantia", në rrugën "A.Goga".
Durrës
QARKU KUKËS
Akset Bajram Curri-Valbonë dhe Dushaj - Lekbibaj janë ribllokuar si pasojë e rrëshqitjeve të dherave dhe gurëve. Firmat kontraktore po punojnë për hapjen e tyre Të gjitha akset nacionale janë nën trysninë e rënies së gurëve të dherave dhe vërshimin e ujërave.
Probleme ka në rrugët që lidhin Njësitë Administrative Grykë Çajë, Malzi, Lekbibaj, Fierzë, Bujan, Tropojë.Sipas informacionit të marrë janë shembur urat që lidhin fshatrat Viçidol, Tropojë e Vjetër, Lekbibaj, Geghysen, T’pla të rrethit të Tropojës, Bashkia Tropojë.
Në Bajram Curri si pasojë e vërshimit të ujërave dhe rrëshqitjes së dherave janë dëmtuar rreth 15 shtëpi në lagjen Partizani, 2 shtëpi në fshatin Dojan dhe 2 shtëpi në fshati Bujan.
Si pasojë e reshjeve kemi përmbytje të tokave bujqësore në T’plan, Viçdol, Tropojë.
Për shkak të motit të keq në qarkun e Kukësit ka patur mungesë të energjisë elektrike. Pa energji elektrike janë rrethet Kukës, Njësitë Administrative: Kolsh, Surroj, Arrën, Malzi, Grykë Cajë, Bushtricë, Kalisë. Rrethi Has, Njësitë Administrative: Fajza, Golaj, Gjinaj, Krumë fshati Cahan.Rrethi Tropojë, Njësia Administrative Bytyç.
QARKU LEZHË
Në rrethin e Kurbinit rruga rurale që lidh fshatin Gallatë dhe Vinjoll është e bllokuar, pasi ka rrëshqitje masive dherash. Në fshatin Zheje dhe Gjormë ka prani uji në afërsi të 10 banesave dhe sipërfaqe toke të mbuluara nga uji në lartesi deri në 30 cm. Në Rrethin e Mirditës në fshatin Tarazh, lumi Zalli Zmesë, ka dal nga shtrati, dhe ka përmbytur disa toka bujqësore .Në Njesine Administrative Orosh janë të pa kalueshme rruget rurale të fshatrave Grykorosh dhe Spaç.
Në disa fshatra në Bashkinë Mirditë nuk ka energji elektrike.
Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen situata emergjente të krijuara nga kushtet e motit.
Ora 10:20, Përmbytjet, ndërhyn Ushtria në Lezhë, Fushë-Krujë dhe në Tiranë
Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit kanë sjellë edhe problemet e para të shkaktuara nga përmbytjet. Ministria e Mbrojtjes ka dërguar 30 trupa në qarkun e Lezhës, ndërkohë që janë në gatishmëri dhe 6 mjete të kalueshmërisë së lartë të cilat kanë ndërhyrë në përgjigje të kërkesës së emergjencës civile por dhe të vetë banorëve.
Forcat e ushtrisë dhe mjetet kanë ndërhyrë sipas kërkesave të qarkut Lezhë për evakum banorësh në zonat e rrezikuara nga përmbytjet. Ndërkohë që situata është problematike dhe në Fushë-Krujë ku janë tre familje në rrezik përmbytjeje, ndërsa kanë mbërritur forcat e ushtrisë për evakuimin e tyre.
Dy grupe shpëtimi me varka shpëtimi dhe mjete të kalueshmërisë së lartë janë në Fushëe-Krujë në ndihmë të banorëve për evakuimin e tyre. Forcat e ushtrisë pritet të ndërhyjnë dhe në Derven pas daljes nga shtati të lumit Zezë dhe në Borizanë. Një situatë e vështirë është dhe të Ura e Brarit në Tufinë, ku kanë mbërritur forcat e ushtrisë për evakuimin e një familjeje e cila është në rrezik përmbytjeje.
Ora 10:15, Hapen portat e HEC-ve Ulëz dhe Shkopet
Rritja e nivelit të prurjeve të lumit ka bërë që të hapen portat e HEC-ve Ulëz dhe Shkopet. Shkarkimet janë 1000 m3 ujë në sekondë. Rrezikohen nga përmbytjet disa zona të Milotit dhe Lezhës.
Ora 10:10, Përmbytje në Kurbin, 30 banesa nën ujë
Probleme nga përmbytjet janë shkaktuar edhe në Kurbin. Në fshatin Zheje janë përmbytur 30 banesa si dhe janë bllokuar dhe rrugët.
Përmbytje ka dhe në Milot e Sanxhak.
Ora 10:00, OSHEE: Pa energji elektrike disa lagje të Tiranës
Per shkak te motit te keq gjate nates, i renduar gjate oreve te mengjesit, jane permbytur disa kabina dhe per pasoje OSHEE eshte e detyruar te stakoje energjine deri ne uljen e nivelit te ujit.
Permbytje ka edhe ne Tec e Kombinatit, ndersa jane demtuar dy fidrat 25 dhe 26 nst Selite.
Per pasoje zonat pa drita ne Tirane jane:
Rr "Tish Daia", Eleonora, prane Kopshtit Botanik, Kodra Diellit, zona prane ish Drejtorise se ujrave (Selite), zona prane ish SMT, zona prane shkolles "Bajram Curri", zonat "Rruga Bardhyl", Porcelani, ish-Kinostudio, zona e Kombinatit, Rruga e Qelqit, Yzberisht, etj
Ora 09: 56, Kukës, vështirësi për qarkullimin e automjeteve në disa akse
Sipas informacioneve të marra nga Institucionet përgjegjëse situata në akset rrugore është si më poshtë:
a.Akset nacionale:
Të gjitha akset nacionale në përgjithësi janë të qarkullueshme.
Akset Bajram Curri-Valbonë dhe Dushaj-Lekbibaj gjatë punës së bërë nga firmat kontraktore janë bërë të mundur të bëhen të qarkullueshme për datën 7, por me reshjet e rëna gjatë natës ku për pasojë kemi rrëshqitjen e dherave e gurëve aktualisht kemi ribllokimin e tyre.
Të gjitha akset nacionale janë nën trysninë e rënies së gurëve të dherave dhe vërshimin e ujrave.
Firmat kontraktore kanë vënë në gadishmëri mjetet dhe forcat e tyre për të ndërhyrë në segmentet problematike
b.Akset rrugore në administrim të Bashkive:
Pasojë e këtyre reshjeve, në të gjitha akset bashkiake kemi rënien e gurëve, të dherave dhe vërshimin e ujrave. Për pasojë është krijuar vështirësi në qarkullimin normal të këtyre akseve.
Probleme kemi në rrugët që lidhin Njësitë Administrative Grykë Cajë, Malzi, Lekbibaj, Fierzë, Bujan, Tropojë.
Sipas informacionit të marrë kemi prishjen e urave që lidhin fshatrat Viçidol, Tropojë e Vjetër, Lekbibaj, Geghysen, T’pla të rrethit të Tropojës, Bashkia Tropojë.
Në orën 04:30, në fshatin Pakisht, Njësia Administrative Zapod kemi djegien e shtëpisë së z.Haki Shuap Llukovi.
Pasojë e reshjeve të rëna e erërave të fuqishme kemi dëmtimin e objekteve të banimit në disa Zona të Bashkisë së Tropojës.
Si pasojë e vërshimit të ujrave dhe rrëshqitjes së dherave kemi dëmtime në rreth 15 shtëpi në lagjen Partizani, 2 shtëpi në fshatin Dojan dhe 2 shtëpi në fshati Bujan, Bashkia Tropojë.
Ora 09:17 Ministria e Brendshme: Situata nga përmbytjet, mblidhen Shtabet e Emergjencave
Pas situtates se krijuar per shkak te reshjeve, me urdher te ministrit te Puneve te Brendshme prane cdo Prefekture jane mbledhur Shtabet e Emergjencave.
Pas situtates se krijuar per shkak te reshjeve, me urdher te ministrit te Puneve te Brendshme prane cdo Prefekture jane mbledhur Shtabet e Emergjencave.
Zonat me problematike per momentin jane:
Autostrada Tiranë-Durrës në segmentin kthesa e Kasharit - Vorë është e bllokuar nga vërshimi i ujërave.
Aktualisht niveli i ujit në kthesa e Kasharit është 50 centimetra.
Policia Rrugore ka ndërhyrë duke evakuuar disa qytetarë të cilët kishin mbetur të bllokuar në makina.
Ndërkohë disa banesa në kthesën e Kasharit rrezikohen të përmbyten.
Aktualisht qarkullimi i automjeteve në drejtim të Durrësit bëhet vetëm nga rruga e vjetër e Ndroqit.
Situatë problematike ndërkohë paraqitet edhe në aksin Lezhe - Shkoder, te Harku i Bërdicës, ku për shkak të vërshimit të ujërave të lumit Drin qarkullimi kryhet me vështirësi në drejtim të Velipojës.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile u kërkon të gjithë qytetarëve të minimizojnë qarkullimin me automjete për shkak të situatës së krijuar.
Gjithashtu keshillohet qe fëmijët të mos lëvizin te pa shoqëruar nga të rriturit.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile u bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg lumenjve.
Ora 08:40 Situata e përmbytjeve në disa zona të prekura
Tiranë
Stafi i emergjencave dhe forcat e policisë në gatishmëri në disa zona. Raportohet për përmbytje në zonën e "Don Boskos" dhe Paskuqanit. Në zonat e prekura nga përmbytjet ka trafik të rënduar të automjeteve.
[gallery]19540[/gallery]
Vlorë
Dy tragete qëndrojnë në radë, nuk ankorojnë dot. Në tragete ndodhen 550 udhëtarë në pritje për të zbritur.