Shtatë klube të Kategorisë Superiore në Shqipëri kërkojnë që të shtyhet kampionati për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin në këtë fillim viti.
 
Kërkesa i është dërguar FSHF sot, ndërsa qeveria e futbollit shqiptar pritet që të dalë me një vendim së shpejti.
 
"Për shkak të motit të acartë dhe temperaturave shumë të ulëta, nisur edhe nga kërkesa e disa klubeve FSHF ka marre konfirmimet e pjesës më të madhe të klubeve të cilat shumica e tyre kërkojnë shtyrjen me një javë të rifillimit fazës së 3-të të Kategorisë Superiore.

Megjithatë, FSHF do dalë së shpejti me një vendim final zyrtar
" thuhet në njoftimin e FSHF.
 
Sipas të gjitha gjasave, kampionati do të shtyhet, pasi pjesa më e madhe është pro këtij vendimi.
 
Faza e tretë e Kategorisë Superiore është parashikuar që të nisë në datën 21 janar.


dy.b/shqiptarja.com