Reshjet e shiut që kanë vijuar që prej ditës së djeshme e deri në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë shkaktuar probleme në qarkun e Beratit. Sipas shtabit të emergjencave, niveli i lumit të Osumit sot në Berat ka qenë 3.71m(+) dhe në Skrapar 2.33 m(+).
Si pasojë e daljes së lumit nga shtrati në fshatin Veterrik në Njësinë Administrative Velabisht në Berat, janë nën ujë rreth 80 ha sipërfaqe ullishte dhe toka bujqësore.
Në fshatin Moravë në bashkinë Berat, ka prezencë uji nënjë banesë ku jetojnë një çisft i komunitetit rom.
Në bashkinë Dimal,në lagjen "Dafinat", katet e para të 5 banesave 2-3 katëshe janë të mbuluara nga uji, ndërkohë që banorët nuk kanë dashur të largohen nga banesat dhe kanë qëndruar në katet e dyta, duke u përpjekur ta largojnë ujin me me mjete rrethanore.
Prezencë uji ka pasur edhe në oborret e dy banesave në fshatin Çiflik në bashkinë Dimal. Po kështu,në fshatrat Arrëz dhe Çiflik të bashkisë Dimal, janë përmbytur rreth 13 ha toka bujqësore.
Në bashkinë Poliçan sipas raportimit ka përmirësim të situatës, ku në fshatin Bregas dhe Vodicë, ujërat janë duke u tërhequr.
Lidhur me kalueshmërinë e rrugëve, në aksin aksin Berat - Poliçan, në vëndin e quajtur Çezma e Thatë ka rënie inertesh. Grupet e punë në terren për pastrimin e rrugës.
Lajmi kryesor:
Moti i keq/ Vjosa del nga shtrati te Ura e Mifolit në Vlorë, evakuohen 14 familje në Njësinë Novoselë dhe Fier! Çahet argjinatura në Kune Vain, pamjet me DRON










