Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të Qafë-Pllocës.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se si pasojë e përplasjes së dy mjeteve ka mbetur i lënduar një person.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit ndërsa paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e motit të keq.

Si pasojë e aksidentit është krijuar trafik në këtë aks.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.