Moti i keq shkakton aksident në aksin Lezhë-Milot, 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, plagoset 1 person

LEZHE- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme, në aksin rrugor Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit në Markatomaj, si pasojë e motit të keq me reshje të dendura shiu.

Dy automjete tip Fiat janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë ka mbetur e plagosur një grua, pasagjere në njërën nga makinat.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se e plagosura është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Lezhës, ndërsa shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë lagështira në rrugë dhe mungesa e fushëpamjes si pasojë e reshjeve të shiut.

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Shkurt, 08:36

    Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?



×

Lajmi i fundit

Afera 'Partizani'/ Nën masën 'detyrim paraqitje', Berisha paraqitet në SPAK! Militantët e presin te dera

Afera 'Partizani'/ Nën masën 'detyrim paraqitje', Berisha paraqitet në SPAK! Militantët e presin te dera