Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacione lidhur me situatën e reshjeve dhe qarkullimit rrugor.
Përmes një deklarate, ajo bën me dije se gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur reshje dëbore në veri të vendit, si në Dedaj-Razëm, Bajram Curri-Valbonë teksa qarkullimi vijon pa problem.
Si pasojë e reshjeve, në segmentin Fushë Arrëz-Kukës dhe Kalimash-Fushë Dukagjin ka pasur rënie gurësh në trup të rrugës teksa kompania e mirëmbajtjes ka ndërhyrë dhe qarkullimi ka vijuar normalisht.
Gjithashtu në pjesën jugore ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar e për pasojë ka sjellë rënie gurësh në aksin Berat-Çorovodë dhe Patos-Ballsh.
Njoftimi i ARRSH-së mbi situatën e reshjeve:
Gjatë natës ka pasur reshje bore në veri të vendit, si në Dedaj-Razëm, Bajram Curri-Valbonë, grupet e punës kanë qenë në terren rruga është e hapur dhe qarkullimi vazhdon pa problem.
Në segmentin Fushë Arrëz-Kukës dhe Kalimash-Fushë Dukagjin, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka pasur rënie gurësh në trup të rrugës, është ndërhyrë menjëherë nga kompania e mirëmbajtjes dhe po punohet akoma qarkullimi vazhdon normalisht.
Në rajonin jugor ka pasur reshje shiu me intesitet mesatar, si pasojë ka sjellë e rënie gurësh në aksin Berat-Çorovodë dhe Patos-Ballsh, është nderhyre menjeher për pastrimin e rrugëve pa krijuar probleme në qarkullim
Në segmentin Qukës-Pishkash ka prurje të aluvioneve vazhdimisht. Po punohet për pastrimin e plotë të rrugës me mjete e punëtorë.
Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën
Lajmi kryesor: